Një grup të rinjsh gati sa nuk u vranë, kur njëri prej tyre ndezi cigare dhe i vuri flakën një stacioni benzine në Brazil.
Incidenti tronditës ndodhi në qytetin Timon, në shtetin verilindor të Maranhão.
Momenti dramatik u kap në video nga kamerat e biznesit, kur burri ndezi cigaren dhe sipas medias “Globo”, hodhi shkrepësen, duke shkaktuar shpërthimin e flakëve të mëdha, në momentn që një autobot po pomponte karburantin.
Duhanpirësi dhe miqtë e tij që ishin në tavolina vrapuan për të ikur. Në të njëjtën kohë, një burrë po mbushte kamionin e tij me benzinë, disa metra larg flakëve. Askush nuk u lëndua në incident, ndërsa një punonjës i pikës së karburantit mori një fikëse zjarri për të shuar zjarrin.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Timonit, zona e jashtme me tavolina dhe karrige, ku i riu ndezi cigaren, nuk ishte përfshirë në planin e sigurisë nga zjarri të stacionit të benzinës.
Sipas Toger Wellington Suarez Araujo, drejtor i aktiviteteve teknike të Departamentit të Zjarrfikësve, benzina avullohet lehtë dhe çliron gazra dhe avuj të ndezshëm.
Këta avuj mund të grumbullohen në mjedis dhe në rast kontakti me zjarrin ose shkëndijat, rrisin rrezikun e shpërthimeve dhe zjarreve. Prandaj, pirja e duhanit pranë pompave të benzinës është jashtëzakonisht e rrezikshme.










