Ekskluzive | Kokainë, marihuanë, para e vetura luksoze – dy të dyshuar kapen në Kaçanik

22 Views
1 Min Read
Advertisements

Një aksion i hetuesve të DHTN-së ka rezultuar me sekuestrimin e substancave narkotike, parave të gatshme dhe veturave luksoze në Kaçanik, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 25 shtator, rreth orës 15:00, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, është bastisur shtëpia e të dyshuarit Suad Strazha, rreth 37-vjeçar, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 5.36 gr kokainë (sekuestruar më 24.01.2025), 1.03 gr kokainë (sekuestruar më 21.05.2025), 1.15 gr kokainë (sekuestruar më 25.09.2025), 1.03 gr marihuanë (sekuestruar më 25.09.2025), 1 telefon celular, para të gatshme në vlerë 160 euro, vetura e tipit Golf VI, vetura e tipit Audi A6

Ndërkohë, tek i dyshuari tjetër Adnan Raka, rreth 41-vjeçar janë gjetur: 0.26 gr kokainë, Para të gatshme në vlerë 500 euro, 1 telefon celular

Me urdhër të prokurorit, ndaj Strazhas është lëshuar vendim për ndalim 48-orësh, ndërsa Raka është liruar në procedurë të rregullt.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk është hasur në shtëpi gjatë bastisjes.

Rasti po hetohet nga DHTN – Gjilan. /GazetaSinjali/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements