Lajme

Ekskluzive: Presidentja Osmani merr ftesë për inaugurimin e Donald Trump, Kurti injorohet

Ekipi i Donald Trump e ka ftuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar 2025, por Kryeministri Albin Kurti nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje me rëndësi ndërkombëtare, raporton Gazeta Momenti.

 

Sipas burimeve të Gazetës Moment, Presidentja Osmani tashmë ka vendosur që me 20 janar të jetë në SHBA.

Në anën tjetër mungesa e Kryeministrit Kurti, në një ngjarje të tillë mund të shihet si një sinjal i ftohjes së marrëdhënieve mes administratës së re amerikane dhe qeverisë kosovare.

Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump është një ngjarje prestigjioze, ku udhëheqës të shumë shteteve ftohen për të shënuar kalimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë, kur Trump ishte President i SHBA-ve, kishte qenë e angazhuar fort në çështjet e Ballkanit, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por ka pasur shpesh mospajtime me qeverinë e Kurtit për disa nga politikat e brendshme dhe jashtme të Kosovës.

Por, mungesa e ftesës për Kryeministrin Kurti, për këtë ngjarje mund të shihet si një dëm i mundshëm në imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke i lënë vend spekulimeve për një mundësi të ftohjes së marrëdhënieve diplomatike.

  • Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e saj për të përfaqësuar vendin në ceremoninë e inaugurimit dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/Gazeta Momenti/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button