Elbert Krasniqi ia konfirmon Kurtit gatishmërinë për formimin e qeverisë së re

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqin.

Bëhet e ditur se Kurti e Krasniqi folën për formimin e qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

- Advertisement -

“Kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Pjesë e takimit ishte edhe deputeti dhe anëtari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Fridon Lala.

- Advertisement -

Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks