
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar se është pritur me entuziazëm dhe mbështetje në lagjet “2 Korriku” dhe “Bajram Curri” të Prizrenit, si dhe në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këto takime ka marrë mbështetje të fuqishme nga elektorati i PDK-së.
“Mbështetje e fuqishme dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm në lagjet ‘2 Korriku’ dhe ‘Bajram Curri’ të Prizrenit, si dhe në Gjinoc të Suharekës! Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë! Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur!”, ka shkruar Hoxhaj.