Sopranoja e njohur Ermonela Jaho do të mbajë koncert në Teatrin kombëtar te Operas dhe Baletit. Nën titullin “Kur ndjenjat marrin zë”, sopranoja që ka njohur suksesin e skenave ndërkombëtare, vjen në atdhe duke interpretuar para publikut, një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini. Paa mediave, ajo foli me një gjuhë shpirtërore.
Duke e parë skenën shqiptare si një detyrim ndaj vendlindjes, ajo foli për mundësi për brezin e ri, shpresë dhe një dorë të shtrirë duke nxitur bashkëpunim e ndihmë, jo zili.
Jaho e nisi udhëtimin nga Tirana për të dominuar e mbretëruar skenat më të mëdha botërore. Rikthimet e saj, rikthejnë vëmendjen te arti, opera dhe artistët duke rikujtuar statusin dhe vendin që duhet të ketë arti në jetën publike.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.