Dëshmia e James Rubin mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shënon një moment kyç në konsolidimin e së vërtetës historike. Ai e largoi UÇK-në nga korniza e ngushtë e një konflikti lokal dhe e vendosi në dimensionin universal të çlirimit, duke e paraqitur si shprehje të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Rubin ekspozoi hapur strategjinë ruso-serbe për të njollosur UÇK-në dhe për të diskredituar elitën e saj politike e ushtarake. Kjo propagandë, e ndërtuar për të delegjitimuar luftën në sytë e botës, u demaskua si konstrukt i qëllimshëm. Qasja e tij lidhet me konceptin e Václav Havel-it për “forcën morale të së vërtetës”: liria nuk është e dhënë përgjithmonë, por fitohet përmes guximit e ndershmërisë. Në këtë frymë, Rubin dëshmoi se propaganda bie ndesh me realitetin e një lufte të drejtë, e cila i dha kuptim historik ekzistencës së shqiptarëve të Kosovës. Sakrifica e UÇK-së ngrihet mbi përkohshmërinë e interesave politike dhe bëhet themel i filozofisë së çlirimit. Rubin, duke nënvizuar miqësinë me Shtetet e Bashkuara, dëshmoi se vlerat e lirisë janë më të forta se çdo kurth i fabrikuar. Mesazhi i tij mbetet i qartë: propaganda është e përkohshme, ndërsa sakrifica e lirisë është universale dhe e përjetshme.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.