Faton Peci del i pari në Mitrovicë të jugut

armendxani
1 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar përfundimin e procesit të numërimit të votave me postë për komunën e Mitrovicës së Jugut, duke shënuar kështu edhe një moment vendimtar për rezultatin përfundimtar të garës zgjedhore.

Reklama

Sipas të dhënave zyrtare, janë numëruar 100 për qind e votave të diasporës, ku rezultati tregon një epërsi të qartë të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, me 392 vota ose 55.92% të totalit.

Reklama

Në vendin e dytë renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, me 236 vota ose 33.67%, ndërsa i treti është Gëzim Plakolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 71 vota.

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.