Në veri të Belgjikës, në fermën Solitair, pemët nuk rriten vetëm për hije apo gjelbërim, por si skulptura të gjalla.
Format e pemëve dhe pastërtia e fermës të krijojnë imagjinatën e një kopshti përrallor.
“Ne kemi dashur të krijojmë forma unike. Shumë prej këtyre pemëve kanë mbi 40 vjet, por vetëm dhjetë vitet e fundit filluam t’i krasisim ndryshe, duke ndjekur imagjinatën dhe intuitën”, tha Chloe Cools, pronarja e fermës.
Për disa duken si karamele me shkop apo si vela anijesh. Çdo vizitor i interpreton sipas imagjinatës.
“Disa njerëz thonë, ‘Oh po, për mua ato janë pika shiu që bien’, ndërsa të tjerë thonë, ‘Oh, këto janë velat e një anijeje që shoh duke kaluar’, dhe ka njerëz që thonë se duken si karamele. Na pëlqen shumë që të gjithë mund të japin interpretimin e tyre”, shtoi ajo.https://www.youtube.com/embed/KoxiExKbuOo?si=YSReWc71O0lVfhes
“Më e vështira është ta formësosh për herë të parë. Pastaj, thjesht ndjek linjat. E rëndësishme është të mos ndalosh krasitjen që të mos shkojnë në fazën fillestare”, tha kopshtari, Gunther Vrints.
Në këtë fermë prej 150 hektarësh rriten rreth 500 lloje pemësh nga pisha te magnolia. Por kryeveprat janë këto forma të rralla që kërkohen nga arkitektët, koleksionistët dhe madje edhe produksionet filmike që duan të krijojnë botë ëndrrash.
“Këto janë pjesët tona më të veçanta. Janë unike në botë dhe kjo reflektohet edhe në çmim”, shtoi më tej pronarja e fermës.
Për shkak se pemët janë të veçanta dhe kërkojnë përkushtim dhe aftësi për krijimin e formës së tyre, çmimet varjojnë mbi 10 mijë secila.
Koleksioni i fermës së pemëve Solitair vlerësohen për përkujdesjen dhe fantazinë. /tvklan.al/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.