Fitore me zemër, Atletico përmbys Cadizin

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Tri fitore radhazi për Atleticon e Madridit në La Liga, e fundit 3-2 me përmbysje ndaj Cadizit në “Metropolitano”.

- Advertisement -

Skuadra e Simeones, edhe pse u gjend në disavantazh të dy golave, ia doli jo vetëm të barazonte, por edhe ta fitonte sfidën, duke marrë maksimumin e pikëve.

- Advertisement -

Lucas Pires befasoi sllovenin Oblak që në minutën e 12-të, për të ardhur më pas te goli i 0-2 i shënuar nga Marti në të 27-tën.

- Advertisement -

Correa ktheu në lojë Atleticon në minutën e 32-të, teksa në minutat e mbetura të fraksionit të parë nuk pati ndryshim tjetër rezultati.
Sapo nisi pjesa e dytë, Molina barazoi rezultatin, duke i dhënë avantazhin psikologjik skuadrës madrilene, që gjeti edhe golin e 3-2 me Correan në minutën e 66-të.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Enable Notifications OK No thanks