Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga rradhët e komuniteteve jo shumicë, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave për t’i shërbyer atdheut të tyre.
Ky konkurs paraqet një mundësi të rëndësishme për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që dëshirojnë të kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, duke iu bashkuar një institucioni profesional dhe të përkushtuar.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të gjejnë kushtet dhe kriteret e aplikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës: https://mod.rks-gov.net/Page/16. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në numrat e telefonit 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit në adresën zyrtare rekrutimi@fsk-rks.org.
Forca e Sigurisë së Kosovës inkurajon pjesëmarrjen e të rinjve nga të gjitha komunitetet, duke promovuar barazi, përfaqësim dhe përkushtim ndaj shërbimit në të mirë të vendit.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.