Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, udhëhequr nga komandanti, gjeneral-brigade Aleksandër Pando, ka qëndruar në vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.
Delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, që i njoftoi homologët nga FARSH-i me të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, Strukturën organizative, aktivitetet dhe zhvillimet tjera në fushën e Logjistikës dhe Mjekësore.
Gjithashtu është realizuar vizitë në servisin për automjetet e rënda, ku patën mundësinë të shohin nga afër kapacitetet e mirëmbajtjes.
Gjatë kësaj vizite u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike dhe mjekësore, përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy forcave.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.