Gazpromi rus del nga pronësia e NIS-it

13 Views
2 Min Read
Advertisements

Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij janë marrë nga kompania ruse, Intelligence, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit.Gazprom, i cili nuk është përfshirë nga sanksionet amerikane që kërcënojnë NIS-in, për shkak se një pjesë të madhe të tij zotëron Gazprom Neft, i cili është nën sanksione, ka transferuar rreth 11.3% të aksioneve të NIS-it tek Intelligence.

Tash për tash, nuk dihet nëse kompania Intelligence është nën sanksione.NIS-i është në rrezik të vihet nën sanksionet e SHBA-së, të cilat janë shtyrë gjashtë herë gjatë këtij viti, për shkak të lidhjes me Gazprom Neft-in, i cili është nën sanksionet e Perëndimit, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Pas vendosjes së sanksioneve, Gazprom Neft ka transferuar rreth 5% të aksioneve të tij te kompania mëmë, Gazprom, duke bërë që pjesëmarrja e tij në NIS të bjerë nën 50%.

Nga ana tjetër, Gazprom ka pasur rreth 11% të aksioneve.Sipas dokumenteve të publikuara në Bursën e Beogradit, shoqëria aksionare Intelligence nga Shën Petersburgu ka kaluar pragun e një pjesëmarrjeje të konsiderueshme prej 10%, duke blerë pak më shumë se 11.3% të aksioneve të NIS-it.Sot, pjesëmarrja e Gazprom Neft-it në NIS është rreth 44.9%, shteti i Serbisë ka 29.9%, ndërsa pjesa tjetër u përket aksionarëve më të vegjël.Gazprom Neft është në pronësi të gjigantit rus të naftës, Gazprom, i cili kontrollon rreth 95% të aksioneve të degës së tij të specializuar në naftë dhe derivatet e saj.Lajmi për ndryshimin e strukturës së pronësisë në NIS u publikua për herë të parë të dielën nga revista serbe, Nedelenik.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements