Gërvalla përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspores përmes një postimi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres si dhe për zhvillimet në Kosovë.

- Advertisement -

“Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply