Të enjten rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveçan kanë hasur në një rimorkio, ku pas kontrollit kishin gjetur dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të tjera ushtarake.
“Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si në vijim: 1 uniformë ushtarake kamufluese, 5 karikator me 132 fishekë të armës AK-47, 5 fatrolla për mbajtje të karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtarake, 4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve, 1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak, 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë, dhe 1 dritë rrotative. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’. Rasti është nën hetime. Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.