Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut.

- Advertisement -

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.

- Advertisement -

“Bisedova me komandantin e policisë atje. Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot. Ai është gjetur duke u bazuar në koordinatat që i kemi dhënë bazuar në dronin tonë”, tha ai për Klankosova.tv.

- Advertisement -

Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.

Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply