Në një artikull të botuar për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, dy ekonomistë të shquar kanë kritikuar riarmatimimin e Gjermanisë.
Sipas tyre, ndërsa qeveria gjermane e ka rritur masivisht buxhetin ushtarak, investimet shumë shpesh përfundojnë në teknologji që nuk nevojiten më në fushën e betejës së sotme.
“Nëse vazhdojmë në rrugën aktuale, ekziston një rrezik i madh që të investojmë shuma të mëdha në sisteme të vjetruara me vlerë të kufizuar luftarake”, thanë Niall Ferguson nga Universitetit të Stanfordit dhe Moritz Schularick, President i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, shkruan Bild, transmeton Klanksoova.tv
Ekspertët i referohen konkretisht Ukrainës, e cila pritet të prodhojë rreth 4 deri në 5 milionë dronë vetëm këtë vit. Në të kundërt, flota e vogël e Forcave të Armatosura Gjermane (600 dronë) do të zgjaste vetëm për disa ditë në rast lufte.
Ekspertët kritikojnë gjithashtu se prodhimi në industrinë e armëve po ngec.
Ata shtojnë se sipas tyre, puna ende shpesh kryhet vetëm në një turn – në vend të funksionimit me tre turne 24 orë në ditë.
Megjithatë, brenda Evropës, vetëm Gjermania ka bazën industriale për të arritur objektivat e nevojshme.
Tutje, sipas dy eskpertëve, investimet po rrjedhin në fushat e gabuara. Që nga viti 2022, më shumë se 90 përqind e tyre kanë përfunduar në tanke, anije dhe avionë. Vetëm një përqind e buxhetit mbetet për kërkim dhe zhvillim.
Prandaj, kërkesa e tyre është që Gjermanisë tani duhet të përshpejtojë masivisht riarmatimimin e saj.
Moritz Schularick është një ekonomist gjerman dhe president i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Instituti regjistron në mënyrë sistematike, ndër të tjera, vlerën e ndihmës ushtarake, financiare dhe humanitare që Ukraina ka marrë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt 2022.
Niall Ferguson është një historian britaniko-amerikan dhe një nga ekspertët më me ndikim në botë. Ai ka dhënë mësim në universitete prestigjioze si Oxford, Harvard dhe Stanford.