Gjoshi: PDK hyn në këtë garë për ta ndëshkuar ngecjen dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit

75 Views
1 Min Read
Advertisements

Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa në PDK, ka thënë se kjo parti  hyn në zgjedhje me sloganin “Ma Mirë” – më shumë punë, më shumë rezultate, më shumë zhvillim për çdo komunë.

“33 kandidatë për kryetarë komunash – përfshirë edhe gra lidere të vendosura. 878 kandidatë për kuvendet komunale – me 37% gra dhe 63% burra, duke sjellë përfaqësim të barabartë e dinjitoz”.

“PDK hyn në këtë garë për ta ndëshkuar ngecjen dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit. Me vizion të qartë, me energji dhe me njerëzit më të zotë, ne jemi gati t’i çojmë komunat tona përpara! PDK ofron ekipet më të përgatitur për t’iu dhënë komunave drejtim të sigurt dhe qytetarëve mirëqenie e shërbime komunale cilësore”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements