Gjuriq krenohet me dështimin e Kosovës për anëtarësim në KE: Penguam regjimin e Kurtit

Illyrian
4 Views
1 Min Read

Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq tha se një nga sukseset më të mëdha të Serbisë në vitin e kaluar ishte pengimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, por edhe ndryshimi i situatës në lidhje me Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës në Kombet e Bashkuara.

- Advertisement -

“Në maj, ne patëm një luftë në OKB për të parandaluar një rezolutë kundër interesave të Serbisë, e cila ishte shumë serioze, por ne arritëm ta kthenim rezultatin në tre javë për çështjen më të vështirë të mundshme. Një sukses tjetër ishte pengimi i regjimit të Kurtit për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës. Por, me kontaktet dhe angazhimin tonë ia dolëm ta ndalonim”, citohet të ketë thënë Gjuriq, raporton Kosova Online.

- Advertisement -

Kujtojmë se vitin e kaluar Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshilli të Evropës, për faktin që qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese një draft statut të BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ishte një kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

- Advertisement -

Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply