Gjykata Speciale në Hagë del me një vendim kundër kërkesës së mbrojtjes së Thaçit

Illyrian
2 Min Read

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për ndryshime në protokollin e kontaktit me dëshmitarët.

Reklama

Mbrojtja kishte kërkuar që disa dëshmitarë të Prokurorisë, të përfshirë si në rastin për krime lufte ashtu edhe në atë kundër administrimit të drejtësisë, të mos i nënshtrohen rregullave më të rrepta të protokollit të rastit për krime lufte.

Reklama

Sipas mbrojtjes, ky protokoll që kërkon njoftim paraprak, pëlqim të informuar dhe video-incizim të kontakteve krijon pabarazi krahasuar me rregullat më të lehta në rastin tjetër.

Reklama

Trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën, duke vlerësuar se nuk është dëshmuar ndonjë shkelje e parimit të barazisë së armëve dhe se pretendimet e mbrojtjes janë “hipotetike dhe spekulative”.

“Trupi gjykues REFUZON kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ndryshimin e protokollit të kontaktit në rastin 06. Pra, protokolli ekzistues mbetet në fuqi dhe rregullat strikte të kontaktit me dëshmitarët do të vazhdojnë të zbatohen”, thuhet në vendim.

Edhe Prokuroria e kishte kundërshtuar kërkesën, duke kujtuar se Apeli kishte konstatuar më parë se protokolli aktual nuk e ngarkon në mënyrë të tepruar mbrojtjen e Thaçit.

Në vendim thuhet se të dyja palët i nënshtrohen të njëjtave kufizime në kontaktet me dëshmitarët në rastin për krime lufte, ndërsa ndryshimet e kërkuara nuk konsiderohen as të nevojshme dhe as të përshtatshme.

Lini një koment

Please Login to Comment.