Grenelli për Kurtin: I solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët, veprimet e tij u dënuan nga Biden dhe NATO

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell.

- Advertisement -

Kështu shkroi ai në një postim në “X” ku nxori një postim të Kurtit pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale: dhe e quajti atë si “një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës”.

- Advertisement -

Por, Grenell rikujtoi se Kurti “bëri beteja politike dhe veprime të njëanshme” e kësisoji, sipas tij, “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në një pikë të ulët”.

- Advertisement -

“Ai u dënua nga liderët evropoanë, të NATO-s dhe nga ekipi i Biden”.

“Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapseprapë u kritikua nga ta”.

“Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Grenell.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks