Greqia po përballet me një situatë kritike për shkak të shpërthimit të lisë tek bagëtitë e imta. Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit ka vënë vendin në gjendje gatishmërie, pas takimit të thirrur nga ministri Costas Tsiaras me guvernatorët rajonalë.
Plani 10-ditor i emergjencës
Për dhjetë ditët e ardhshme, do të zbatohet një plan i posaçëm veprimi që përfshin:
-dërgimin e veterinerëve të ministrisë në terren,
-inspektime të shtuara në fermat e bagëtive,
-ngritjen e stacioneve të dezinfektimit,
-sensibilizimin e fermerëve për respektimin e masave të biosigurisë.
Qëllimi është ndalimi i menjëhershëm i përhapjes së sëmundjes.
Paralajmërimi i ministrit
Ministri Tsiaras paralajmëroi se nëse masat nuk respektohen, vendi rrezikon një karantinë të plotë, që do të ndalonte lëvizjen e deleve dhe dhive brenda territorit grek dhe do të shkaktonte humbje të rënda për fermerët.
Bilanci i vitit të kaluar
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në vitin e kaluar u asgjësuan mbi 262 mijë dele dhe dhi, që përbëjnë rreth 3% të totalit të bagëtive në vend.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.