Gripi i shpendëve në Shqipëri: Asgjësohen gati 500 mijë pula të ngordhura

Illyrian
5 Views
1 Min Read

Brenda një muaji, gripi i shpendëve në Shqipëri ka shuar disa biznese me pula. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, deri më tani kanë ngordhur 497 986 pula në dy kompanitë “Rea’s” dhe “AIBA”, të prekura nga influenca aviare H5N1.

- Advertisement -

Ministria e Bujqësisë ka dalë me një deklaratë publike për mediat, ku bën me dije se pulat e ngordhura tashmë janë asgjësuar. E njëjta thotë se asgjësimi i tyre është bërë përmes procesit të djegies, por pa dhënë më tepër detaje mbi vendin.

- Advertisement -

Ndërkaq, “Report Tv” raportoi se deri më tani janë asgjësuar mbi 975 mijë vezë të kontaminuara (561.180 kokrra veze tek Rea’s dhe 413.880 kokrra veze AIBA), pasi ndodheshin në depot ku u infektuan shpendët.

- Advertisement -

Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar direkt çmimi i vezëve, nga 20-22 lekë kokrra në fillim të muajit, në 30 lekë aktualisht.

Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e “AIBA”-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks