“Hamasi ka radikalizuar fëmijët në shkollat e UNRWA-së në Gaza”

47 Views
1 Min Read
Advertisements

Një raport i paraqitur në Berlin nga organizata “UN Watch” ka gjetur lidhje financiare dhe personale midis agjencisë së ndihmës së OKB-së dhe Hamasit.

Vitet e kontrollit të pamjaftueshëm i kanë mundësuar Hamasit të radikalizojë një brez të tërë të rinjsh palestinezë në Gaza në shkollat e UNRWA-së, raporton “Euronews”, transmeton Klankosova.tv.

Hillel Neuer, Drejtor Ekzekutiv i UN Watch, e ngriti këtë akuzë ndaj OKB-së dhe vendeve donatore, si Gjermania, në një konferencë për shtyp në Berlin të mërkurën.

UN Watch është një organizatë me seli në Gjenevë, dhe Neuer, i cili paraqiti raportin e aktakuzës, është një avokat dhe mbrojtës i vendosur i Izraelit, është një kritik i njohur i veprimeve të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, transmeton klankosova.tv.

Raporti tregon lidhjet financiare, operacionale dhe personale që, sipas UN Watch, UNRWA ka mbajtur me Hamasin. /Klankosova.tv/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements