Nga numri total i të regjistruarve nga diaspora, të paktën 40 mijë janë përkrahës të LDK-së
Mbrëmë Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte i ftuar në emisionin “Pressing”.
Ai shprehu bindjen se mbështetja për LDK-në nga diaspora është masive.
“Më lejoni t’iu bind për fitoret e para të LDK-së që i kemi tani. Pra, s’po flas për percepcion, po flas për rezultate konkrete. Po flas për 104 mijë e 924 të regjistruar në mërgatë…
Zyrtarisht të regjistruar në mërgatë qytetarë tanë me të drejtë vote sipas sistemit të tanishëm, të cilët unë me siguri po ju flas këtu si kryetar i LDK-së, sepse nuk jam çmendur të flas diçka e më pas, pas 25 ditëve të dal në skenë e të them se kam ditë, po ju flas që 40 mijë prej tyre janë mbështetës të LDK-së dhe vota do të vijnë, së paku, së paku 40 mijë për këto zgjedhje nga mërgata.” – tha Abdixhiku.