Hamza në OVL të UÇK-së: Do ta rrisim për 50% përkrahjen për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

- Advertisement -

Ai ka uruar Hysni Gucatin në rizgjedhjen në krye të Organizatës si dhe premton ta rris përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së për 50%.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

- Advertisement -

“Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme.

Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.

Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply