Haradinaj kujton Masakrën në Abri dhe luftëtarët Demakun, Xhemajlin e Hajdarin

7 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 27 vjetorin e rënies heroike të luftëtarit Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Ai shkruan semësuesi me dy nxënësit e tij nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit.

Haradinaj kujton edhe ekzekutimin që u bë në familjen Deliu në Abri, që ndodhi po në të njëjtën ditë.

“27 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Mësuesi me dy nxënësit e tij, që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, për të mbetur frymëzim trimërie në rrugën tonë drejt lirisë.  Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre! Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements