Haradinaj: Kushtetuta është themeli i demokracisë dhe gardiane e pathyeshme e lirisë dhe drejtësisë

Illyrian
1 View
2 Min Read

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e Kushtetutës, teksa ka theksuar rëndësinë e saj për shtetin e Kosovës, duke e quajtur atë themel të demokracisë dhe një garanci të pathyeshme për liritë dhe drejtësinë. Ai ka deklaruar tutje se”Kushtetuta është themeli i demokracisë dhe gardiane e pathyeshme e lirisë drejtësisë dhe rendit kushtetues”.

- Advertisement -

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” gjithashtu bëri thirrje për një ndryshim të thellë në qeverisje, duke kritikuar qeverinë aktuale për shkeljet e përsëritura të Kushtetutës, si dhe për vendimet arbitrare dhe antikushtetuese që janë marrë gjatë katër viteve të fundit.

- Advertisement -

Haradinaj kërkoi një qeverisje që respekton Kushtetutën jo vetëm formalisht, por edhe në çdo vendim dhe veprim të saj.

- Advertisement -

“Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor të shtetit, që buron nga lufta çlirimtare dhe nga shpirti liridashës i popullit tonë. Pikërisht nga ky parim është ndërtuar një Kushtetutë moderne, që lartëson të drejtat e njeriut, garanton barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe siguron mbrojtjen e pakicave. Ajo është themeli i demokracisë sonë dhe gardiane e pathyeshme e parimeve të lirisë, drejtësisë dhe rendit kushtetues. Në katër vitet e fundit jemi dëshmitarë të një qeverisjeje që në mënyrë të përsëritur ka cenuar dhe shkelur Kushtetutën, qoftë përmes vendimeve arbitrare e antikushtetuese, qoftë përmes mospërfilljes së hapur ndaj saj.

Është i domosdoshem një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës, një kthesë drejt një qeverisjeje që respekton Kushtetutën jo vetëm në letra, por në çdo vendim dhe veprim, që e sheh ligjin si instrument për të shërbyer qytetarëve, e jo për t’i sunduar ata. Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Haradinaj.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply