Haradinaj: Opozita është tërësisht pa kauzë dhe disi e dorëzuar

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se këtë vit Vetëvendosja është një pozicion komod.

- Advertisement -

Ndërkaq, për opozitën ajo tha se është tërësisht pa kauzë dhe siç shpreh Haradinaj, disi e dorëzuar, përcjell Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Ne jemi dëshmitarë që sivjet e shohim Vetëvendosjen në një pozicion shumë më komod edhe fushatën e kanë nisur vonë, madje s’kanë as program. Kjo mendoj është paradoksale e cila ka qenë ndër të parat me program e me alternativa, me kauza”.

- Advertisement -

“Për mua është shqetësuese që po hyjmë me tri paradokse në këtë fushatë dhe nuk janë tubimet e rrjetet sociale ato të cilat do të mund të hamendërojmë mbi to. Këto paradokse mendoj që janë: Opozita është tërësisht pa kauzë, pra kauzë të vetme e ka një kauzë të personalizuar, që ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti, nuk ka kauza politike dhe disi janë të dorëzuar, siç kanë qenë për këto katër vite”, u shpreh ajo.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply