Haradinaj: Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese – kryefjala e Albin Kurtit

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka kërkuar Albin Kurtit, dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të vendit dhe të mos bllokojë proceset e formimit të institucioneve të reja.

- Advertisement -

Në një reagim të tij, ai thotë madje se në këtë mënyrë ai dhe përfaqësuesit e tij po e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet, transmeton klankosova.tv.

- Advertisement -

”Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

- Advertisement -

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.

Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply