Haradinaj premton: Dyfishim i pagave në sektorin publik dhe të pensioneve

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.

- Advertisement -

Haradinaj tha se në bisedën me ata iu tha që ka vetëm një zgjidhje, që është dyfishim i pagave në sektorin publik dhe pensioneve, baraz me pagën minimale prej 500 euro

- Advertisement -

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Bisedë e sinqertë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, të cilëve i prezantova ofertën tonë për Kosovën fituese.

Ka vetëm një zgjidhje: Dyfishim i pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro. Ky është zotim i yni të cilin do ta bëjmë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës.

Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99.

Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë.

Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot!


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply