Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

22 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.Haradinaj bën të ditur se më Vakalin ka biseduar edhe për raportet ndërmjet Kosovës e Greqisë, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre.“Ambasadores Vakali i shpreha mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova që të mbështesë vendin tonë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik. Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni”, ka shkruar Haradinaj.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements