Haradinaj: VV-ja nuk ka pasur guxim të votojë kundër Gjykatës Speciale

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ka komentuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Speciale – të cilët ishin kundër themelimit të kësaj gjykate dhe nuk morën pjesë kur u votua në Kuvend.

- Advertisement -

Haradinaj ka kritikuar VV-në, duke theksuar se asnjë votë e kësaj partie nuk ka qenë kundër Gjykatës Speciale, dhe se ata nuk kishin guximin të ishin të qartë kundër asaj gjykate.

- Advertisement -

Ish-luftëtari i UÇK-së gjithashtu e theksoi se, ndërkohë që VV ka folur publikisht në Kuvend, asnjë nga deputetët e saj nuk e ka ngritur dorën për të shprehur kundërshtimin ndaj Gjykatës Speciale

- Advertisement -

“Asnjë votë e VV-së nuk ka qenë kundër kësaj gjykate (Speciales). Asnjë votë, asnjë abstenim. Kur s’ki guxim me çu dorën me thënë jam. Kanë fol në Kuvend. Kanë fol kundër edhe PDK-ja që e ka votu. Kanë fol kundër edhe nuk e kanë votuar janë AAK-ja. Fehmi Agani dhe Ali Hadri në ’81, i dënon pushteti me vërejte dhe e përjashtim vetëm pse nuk e kanë çu gishtin mi dënu demonstratë e studentëve. Këta kanë kanë abstenuar. Këta (VV-ja) s’janë të regjistruar as si abstenim.

Lëni këto kopalla, po doni me na bë budalla, e lëshova sallën a. Sallën e keni lëshuar edhe atëherë kur u pat ndryshu amendamenti”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply