Haradinaj zotohet për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta

Illyrian
5 Views
1 Min Read

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëlutëtarët e tij nga Dukagjini me rastin e Ditë së Veteranit.

- Advertisement -

Ai u zotua për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta.

- Advertisement -

“Në Baran të Pejës, krah për krah me heronjtë e lirisë sonë, shënuam me krenari Ditën e Veteranit. Bashkëluftëtarët e UÇK-së nga Dukagjini dhe mbarë Kosova dëshmuan edhe sot forcën e paluhatshme të idealeve tona të përbashkëta. Para bashkëluftëtarëve të mi, ripërtërita zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. Programi ynë parasheh trefishimin e pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim”.

- Advertisement -

Ish-shefi i qeverisë tha se projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës, bëhet e ditur në kumtesë, përcjell Klankosova.tv.

“Pas 9 shkurtit, do të rikthejmë dinjitetin e merituar për veteranët. Projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës, ndërsa Dita e Veteranit do të marrë vendin që i takon si festë zyrtare. Nuk ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë”.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply