Hartën e kishte ‘skuqur’ me synim 21 komuna: Ku po i jep ‘zor’ më shumë në zgjedhjet lokale Albin Kurti?

Illyrian Info
28 Views
Advertisements

Projeksionet i kishte bërë për 21 komuna – dhe ne skuqje të hartës: “Vetëvendosje”.

Kështu më 29 mars me t’u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Albin Kurti, asokohe kryeministër në detyrë, shkruante se në zgjedhjet lokale që do të vinin pas shtatë muajsh, rezultati zgjedhor parlamentar do të replikohej edhe në lokal.

Por, gjashtë muaj nga ky postim grandioz i Albin Kurti dhe me fushatën që ka hyrë në ditën e 11’të, gjërat në terren s’duken të jenë edhe aq masive dhe entuziaste.

Postimi në Facebook i Albin Kurtit nga 29 marsi, ku diskuton certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e hartave për zgjedhjet lokale.
Harta e rezultatëve të zgjedhjeve parlamentare për vitin 2025 nëpër komunat e Kosovës, me ndarjen e partive politike si LVV, PDK, LDK, AAK dhe KDTP.

Investimin më të madh vizual del ta ketë në Mitrovicë veri e jug: me Faton dhe Erden Atiqin – me të cilët vazhdon tregimin për atë që veriu tash është sovranizuar, çka nga kritikët shihet thjesht për “guvernancë”.

Me një kallabllak mbështetësish partiakë – Kurti ia mësyu Mitrovicës në dy anët e qytetit etnikisht të ndarë në dy juridiksione komunale, çka ishte deri tash imazhi më ‘i madh’ që karakterizoi fushatën e tij.

Fjalët i ka bërë lakonike e të shkurtëra, si: “Nga jugu në veri, nga veriu në jug, për qytetin e Mitrovicës me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, për komunat me Faton Pecin dhe Erden Atiq”.

Grup njerëzish që ecin në një ngjarje politike, me disa liderë të njohur në qendër.

Ditën e djeshme ishte në Kaçanik në mbështetje të kandidatit atje, Jeton Rakës, që e ka të emëruar edhe si zv/ministër të Infrastrukturës: kjo edhe në dritën e të dhënave se gara në Kaçanik është ngushtuar në favor të Vetëvendosjes me një zbehje të Partisë Demokratike të Kosovës; por që megjithatë shkohet në ballotazh.

Në Kaçanik ai shkoi të vizitojë një figurë të lartë të AAK-së atje, komandantin Hajrush Kurtaj, që sipër në mur mbante fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin. PR-i i Vetëvendosjes, u kujdes që të mos zmadhonte ato pamje, teksa xhironte dhomën e pasur me motive kombëtare.

Pas Kaçanikut, Kurti ia mësyu Ferizajt: ku fjalët i kishte të amortizuara mekanikisht dhe të pamuzikë për kandidatin: Enver Haliti. Ia tha një CV-je të thjeshtë dhe jo fort të dendur kandidatit të vet: dhe e quajti “patriot” e “punëtorët”.

“E duam Ferizajn siç Ferizaj e do ndryshimin. Në Ferizaj e duan Enver Halitit, sepse ai është ndryshimi që i duhet. I përgatitur, punëtor, patriot e i ndershëm, i dëshmuar në kohë lufte e në kohë paqe, në pozita ekzekutive e përfaqësuese, në Ferizaj e në Prishtinë, Enveri do të punojë dhe shërbejë me përulësi e vendosmëri për qytetin, për komunën, për qytetarët”, tha ai.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fvideos%2F778447691710046%2F&show_text=false&width=380&t=0

Pjesën më të madhe ët energjisë, Albin Kurti ,e shkarkoi në tubimin e parë hapës në Prishtinë: ku e riprodhoi gjuhën polarizuese që e kishte karakterizuar në zgjedhjet parlamentare.

“Partitë e vjetra, kudo që kanë qeverisur, qofët në qendër a komuna, kanë krijuar konflikt të rrezikshëm: konflikt mes interesit privat dhe publik. E kur ata drejtonin, konfliktin e fitonte gjithmonë interesi i tyre privat”, shprehej Kurti.

Ne s’ia përmbushim dëshirat apo xhirollogarinë dikujt. Qasja e jonë ësht ëarsyeja se pse populli na mbështet kaq shunë.

Ju e shihni si janë komunat sot, të lidhura nga interesa tprivate dhe klaneve drejtuese të korruptuara. Komunat kanë mbetur bastionet e vetme të korrupsionit kundër qeverisjes tonë të mirë. Me komuna duan të na bëjnë bllokada. Por, ne duhet t’i tejkalojmë”, shprehej Kurti.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements
TAGGED: