Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart heroin e Kosovës, rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjakun, i cili ra në detyrë në sulmin e Banjskës që ndodhi dy vjet më parë, më 24 shtator 2023.
Haziri me këtë rast pati një porosi:
“Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!”, tha Haziri.
Ai tha se Bunjaku e mbrojti atdheun deri në sakrificë.
“Afrimi e kolegët e tij e mbrojtën Kosovën nga sulmi terrorist, ndërsa prokuroria speciale ndërtoi aktakuzë kredibile”, theksoi ai, transmeton Klankosova.tv.
I dyti i LDK-së shtoi se “tani duhet të besojmë që Gjykata do ta zbardhë dhe dëshmojë sponsorin e strehuesin e terrorizmit”.
“Duhet të besojmë në Republikën, njëjtë si Afrimi dhe kolegët e tij. Sot duhet të mësojmë prej tyre si duhet e ruhet atdheu. Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!”, shtoi nënkryetari i LDK-së
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.