Haziri: Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar duke thënë se “Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.”

Ai nuk është deklaruar për ndonjë koalicion por ka thënë se LDK-ja ka zot shtëpie.

Reagimi i tij:

LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.

Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.

LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.

Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.

LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore.

Koha për durim!


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply