Hëna e Jupiterit Callisto

Illyrian Info
4 Views
2 Min Read
Reklama

Callisto është Hëna ose sateliti i 8-te, qe rrotullohet rreth Jupiterit dhe i 2-ti për nga madhësia

Distanca: 1,883,000 km from Jupiter
Diametri: 4800 km
Masa: 1.08e23 kg

Callisto u zbulua nga Galileo dhe Marius në vitin 1610.

Ndryshe nga Ganymede, Callisto duket të ketë pak strukturë te brendshme, megjithatë ka argumente nga të dhenat e kohëve të fundit, se materialet e brendshme janë vendosur pjeserisht, me përqindjen e shkembit ne rritje drejt qendres.

Callisto është akull rreth 40% dhe 60% shkëmb / hekuri.

Sipërfaqja e Callisto është e mbuluar plotesisht me kratere. Siperfaqja është shume e vjeter, si pjeset malore te (Hënës – Tokes) dhe Marsit. Callisto ka sipërfaqe të vjeter dhe krateret qe ndodhen në sipërfaqe janë pothuajse që në kohën e evolucionit te Sistemit Diellor.

Krateret e mëdha janë të rrethuar nga nje seri unazash koncentrike, qe duken si çarje e madhe, por qe janë zbutur nga lëvizjet e ngadalta te akullit. Krateri me i madh është Valhalla rreth 3000 km ne diameter.

Nje tjeter karakteristike interesante është Lidhja Gipul , nje seri e gjatë e kratereve të rreshtuar në një vijë të drejtë. Kjo ndoshta është shkaktuar nga nje objekt, qe u shkëput ne rrotullim si ( Kometa SL 9) .

Callisto ka nje atmosferë shum të hollë të përbërë nga dioksidi i karbonit.
Anija Galileo ka zbuluar prova të një fushe te dobet magnetike qe mund te tregojë një lloj uji te kripur nën siperfaqe

Historite e ndryshme gjeologjike te Callisto`s dhe Ganymede kanë qenë një problem i rendesishem për shkencetaret planetarë, (kjo mund të jetë e lidhur me evolucionet jonormale ne Ganymede). Callisto jep një referencë komplekse për te kuptuar se si kanë qenë Hënat e tjera ne kohët e hershme.

callisto


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama