Në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT në Tiranë, sot hapet ekspozita “Here and Now” e artistit të njohur nga Gostivari, Verim Zendeli.
Ky projekt i ri artistik shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij krijues, me një qasje bashkëkohore dhe ekspresive. Duke u frymëzuar nga reflektimet filozofike të Walter Benjamin mbi nocionet “këtu” dhe “tani”, Zendeli e vendos në qendër të ekspozitës dialogun mes veprës, hapësirës dhe publikut.
Arti i tij transformon materialet e zakonshme në hapësira për ndjesi e konceptualizime të reja, një vallëzim vizual mes formave e ngjyrave që fton për ta përjetuar “këtu e tani”.
Ekspozita hapet sonte në orën 19:00, në Galerinë GOCAT, Tiranë./Klankosova.tv/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.