Huliganët serbë djegin flamurin e Kosovës para sallës ku mbahet Kongresi i UEFA-s

Illyrian
3 Views
2 Min Read

Disa huliganë serbë janë parë në një video duke djegur flamurin e Kosovës para sallës “Sava Center” në Beograd, aty ku është paraparë të mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, ku pjesëmarrëse është edhe shteti i Kosovës me anë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

- Advertisement -

Në Serbi është ngritur shumë pluhur për shkak se flamuri i Kosovës është valuar në Beograd me rastin e Kongresit të 49-të të UEFA-s, i cili po mbahet në atë qytet.

- Advertisement -

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka pozuar pranë flamurit të Kosovës dhe ka shkaktuar stuhi reagimesh në Serbi.

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Serbisë ka njoftuar menjëherë se është gënjeshtër se ka pasur flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd, duke pasur parasysh se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ata vetë e kanë mohuar shpejt.

Dy orë e gjysmë pas shpalljes së parë, Federata e Futbollit të Serbisë lëshoi ​​një të dytë në të cilin vërtetohej se flamuri i Kosovës ishte vërtet në mesin e 54 flamujve në Kongresin e UEFA-s.

Jo shumë kohë më pas, në internet filloi të qarkullonte një video ku shihen disa persona duke djegur mbrëmë (e mërkurë) flamurin e Kosovës para ‘Sava Center’.

Për momentin nuk ka informacione nëse ky është i njëjti flamur me të cilin ka pozuar Ademi apo kanë djegur ndonjë flamur tjetër. 


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks