I bie krevati në kokë, vdes punonjësja shqiptare në Santorini

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të shtunën më 12 prill në një hotel në Oia të Santorinit.

- Advertisement -

Sipas informacioneve fillestare nga media Santonews, gruaja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke shkaktuar një thyerje të qafës, transmeton klankosova.tv.

- Advertisement -

Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje , por gruaja fatkeqe tashmë kishte vdekur.

- Advertisement -

Autoritetet kanë vijuar me arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë duke vijuar.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply