{"id":3637,"date":"2026-05-18T14:04:40","date_gmt":"2026-05-18T14:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=3637"},"modified":"2026-05-18T14:04:40","modified_gmt":"2026-05-18T14:04:40","slug":"shba-ja-do-qe-ta-ndryshoje-harten-energjetike-te-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=3637","title":{"rendered":"SHBA-ja do q\u00eb ta ndryshoj\u00eb hart\u00ebn energjetike t\u00eb Ballkanit"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><strong>Shtetet e Bashkuara duan ta ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si furnizohet me energji Ballkani Per\u00ebndimor, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrjet marr\u00ebveshjesh p\u00ebr importin e gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm (LNG).<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ulet var\u00ebsia e rajonit nga Rusia dhe t\u00eb forcohet korridori energjetik nga jugu drejt<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-do-qe-ta-ndryshoja-harten-energjetike-te-ballkanit\/33759289.html\" target=\"_blank\"> Evrop\u00ebs Qendrore<\/a>.<\/p>\n<hr\/>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jan\u00eb planifikuar projekte n\u00eb disa vende t\u00eb rajonit &#8211; nga Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi, deri n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>K\u00ebto projekte p\u00ebrfshijn\u00eb gazsjell\u00ebs t\u00eb rinj, terminale p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm dhe termocentrale me gaz, dhe mb\u00ebshteten politikisht dhe financiarisht nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\">  <\/p>\n<p>Disa nga k\u00ebto projekte jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb faz\u00eb nd\u00ebrtimi ose n\u00eb proces kontraktimi, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e planifikimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sistemi energjetik rajonal \u00ebsht\u00eb duke u orientuar gradualisht drejt gazit natyror nga SHBA-ja, Azerbajxhani dhe Mesdheu.<\/p>\n<p>Jonathan Stern, profesor n\u00eb Institutin Oxford p\u00ebr Studime Energjetike, vler\u00ebson se Evropa Juglindore tashm\u00eb ka zhvilluar rrug\u00eb alternative t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb terminale t\u00eb LNG-s\u00eb n\u00eb Greqi dhe Kroaci, dhe Korridori Jugor i Gazit nga Azerbajxhani, s\u00eb bashku me fush\u00ebn rumune t\u00eb gazit Neptun Deep n\u00eb Detin e Zi, shfryt\u00ebzimi i s\u00eb cil\u00ebs pritet t\u00eb filloj\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm dhe rezervat e s\u00eb cil\u00ebs vler\u00ebsohen n\u00eb 100 miliard\u00eb metra kub\u201d, thot\u00eb Stern p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Fundi i var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs nga Rusia<\/p>\n<p>Bosnje dhe Hercegovina ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb muajt e fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb projektit t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes Jugore t\u00eb Gazit me Kroacin\u00eb, i cili do t\u2019i siguronte entitetit t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs qasje n\u00eb terminalin e LNG-s\u00eb n\u00eb K\u00ebrk dhe furnizues alternativ t\u00eb gazit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, autoritetet e entitetit tjet\u00ebr t\u00eb Bosnj\u00ebs, Republika S\u00ebrpska, vazhdojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb lidhje t\u00eb ndara gazi me Serbin\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb projektin e Nd\u00ebrlidhjes Lindore nga Bijelina n\u00eb Banja Lluk\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr gati pes\u00eb dekada, Bosnje dhe Hercegovina ka qen\u00eb plot\u00ebsisht e varur nga gazi rus, i cili i shkon n\u00ebp\u00ebrmjet Rrjedh\u00ebs Turke.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr ngrohje n\u00eb Sarajev\u00eb dhe, krahasuar me Serbin\u00eb, Bosnja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsumatore e pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja midis Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs dhe Kroacis\u00eb p\u00ebr lidhjen e gazsjell\u00ebsit nga Dalmacia n\u00eb Bosnj\u00ebn qendrore, me deg\u00eb n\u00eb Hercegovin\u00eb dhe veriper\u00ebndim t\u00eb vendit, u n\u00ebnshkrua me pjes\u00ebmarrjen e sekretarit t\u00eb Energjis\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, Chris Wright, n\u00eb mujain prill n\u00eb Dubrovnik.<\/p>\n<p>Asaj i paraprin\u00eb disa muaj mb\u00ebshtetje zyrtare nga Uashingtoni p\u00ebr projektin, i cili u p\u00ebrshkrua si \u201cstrategjik p\u00ebr sigurin\u00eb energjetike t\u00eb rajonit\u201d.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"f42b5\" data-rm-shortcode-id=\"81578b34cac172c5175b4d697fbe0f6f\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.png?id=66748552&#038;width=980\" width=\"676\" height=\"708\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>Pjesa kroate e projektit drejtohet nga kompania shtet\u00ebrore Plinacro, nd\u00ebrsa n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb nga kompania private amerikane AAFS Infrastructure and Energy, drejtor\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb pjes\u00eb e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Donald Trump.<\/p>\n<p>Projekti shkaktoi kritika nga Komisioni Evropian dhe Komuniteti i Energjis\u00eb, an\u00ebtare e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Bosnje dhe Hercegovina, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm (lex specialis) n\u00eb Federat\u00ebn e Bosnj\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb kompani private amerikane, si dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb me rregullat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProjekti duhet t\u00eb zbatohet brenda nj\u00eb kuadri q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me acquis-in ligjor t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb dhe me parimet e politik\u00ebs energjetike t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Hanna Claeson, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Komunitetit Evropian t\u00eb Energjis\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb vendet e BE-s\u00eb, Bosnje dhe Hercegovina dhe vendet e tjera t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Bosnje dhe Hercegovina konsumon deri n\u00eb 250 milion\u00eb metra kub gaz n\u00eb vit, nd\u00ebrsa p\u00ebrmes gazsjell\u00ebsit t\u00eb ri parashikohet t\u00eb transportohen rreth 1.5 miliard metra kub.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar edhe nd\u00ebrtimi i termocentraleve me gaz, t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb furnizonin me energji elektrike rreth 400.000 familje.<\/p>\n<p>Aktualisht, 80 p\u00ebr qind e energjis\u00eb elektrike prodhohet n\u00eb termocentrale me qymyr, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Tubacioni i planifikuar do t\u00eb lidhet me at\u00eb ekzistues q\u00eb vjen nga Serbia.<\/p>\n<p>Stern, nga Instituti i Oksfordit p\u00ebr Studime t\u00eb Energjis\u00eb, beson se tubacioni \u201c\u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Bosnje dhe Hercegovin\u00ebn, por jo p\u00ebr rajonin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, shpreh dyshime p\u00ebr lev\u00ebrdin\u00eb e investimit prej rreth 1 miliard eurosh &#8211; sa vler\u00ebsohet nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij gazsjell\u00ebsi t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cKroacia nuk ka kapacitet t\u00eb disponuesh\u00ebm t\u00eb LNG-s\u00eb p\u00ebr transitin e gazit p\u00ebrmes Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs. Dhe, ku do t\u00eb shkonte? Serbia tani mund ta marr\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes Bullgaris\u00eb\u201d, thot\u00eb Stern.<\/p>\n<p><strong>Partneriteti strategjik Serbi-SHBA<\/strong><\/p>\n<p>Serbia po zgjeron infrastruktur\u00ebn e saj t\u00eb gazit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ruajtur rolin e saj si qend\u00ebr rajonale e energjis\u00eb, duke hapur nj\u00ebkoh\u00ebsisht hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr LNG-n\u00eb amerikane dhe investime t\u00eb reja per\u00ebndimore n\u00eb sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja serbe e Energjis\u00eb, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, n\u00ebnshkroi nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me SHBA-n\u00eb dhe disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe Qendrore n\u00eb nj\u00eb samit n\u00eb Uashington n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Shefi i nd\u00ebrmarrjes Srbijagas, Dushan Bajatoviq, deklaroi m\u00eb pas se Serbia \u201cdo t\u00eb duhet t\u00eb blej\u00eb gaz amerikan\u201d, megjith\u00ebse sasit\u00eb dhe kontratat formale nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar ende.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja Strategjike e Energjis\u00eb e vitit 2024 me SHBA-n\u00eb parashikon diversifikimin e burimeve, por ende nuk ka nj\u00eb kontrat\u00eb formale p\u00ebr blerjen e LNG-s\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Gazi amerikan mund t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet terminalit kroat n\u00eb K\u00ebrk ose Aleksandropolisit grek, fal\u00eb nd\u00ebrlidhjeve t\u00eb reja me Bullgarin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Serbia operon nj\u00eb rrjet prej rreth 2.500 kilometrash tubacionesh gazi dhe planifikon tubacione t\u00eb reja, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Maqedonin\u00eb e Veriut, dhe po zgjeron objektin e magazinimit t\u00eb Banatski Dvorit.<\/p>\n<p>Aktualisht, m\u00eb shum\u00eb se 80 p\u00ebr qind t\u00eb gazit, Serbia e merr nga Rusia p\u00ebrmes Rrjedh\u00ebs Turke.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht njoftimeve p\u00ebr diversifikim, objektet kryesore t\u00eb gazit n\u00eb Serbi, p\u00ebrfshir\u00eb termocentralin-kogjenerues TE-TO Pan\u00e7evo, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura me Gazprom-in rus dhe me Industrin\u00eb e Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Terminali i LNG-s\u00eb n\u00eb Tivar dhe termocentralet me gaz<\/strong><\/p>\n<p>Mali i Zi &#8211; megjith\u00ebse pa rrjet gazi &#8211; \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e kuadrit amerikan t\u00eb LNG-s\u00eb, p\u00ebrmes planeve p\u00ebr nj\u00eb terminal n\u00eb portin e Tivarit dhe termocentraleve t\u00eb ardhshme me gaz.<\/p>\n<p>Mali i Zi, gjithashtu, mori pjes\u00eb n\u00eb Samitin Amerikan Transatlantik t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Gazit n\u00eb Uashington, n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, ku n\u00ebnshkroi nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, me t\u00eb cil\u00ebn disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe Jugore njoftuan se do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me SHBA-n\u00eb n\u00eb energji.<\/p>\n<p>Edhe pse kompanit\u00eb amerikane Enerflex dhe Wethington Energy Innovation n\u00ebnshkruan nj\u00eb memorandum me Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e projektit, ende nuk ka marr\u00ebveshje p\u00ebr furnizimin me LNG, nuk jan\u00eb caktuar sasit\u00eb dhe nuk jan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata konkrete.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"e89c3\" data-rm-shortcode-id=\"e5d4fc908211d257dc3fc8fc975589e0\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.png?id=66748572&#038;width=980\" width=\"672\" height=\"678\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>Mali i Zi, nd\u00ebrkoh\u00eb, ka mb\u00ebshtetur projektin e gazsjell\u00ebsit Jon-Adriatik (IAP), i cili do ta lidhte gazsjell\u00ebsin Transadriatik (TAP) n\u00eb Shqip\u00ebri me Kroacin\u00eb, por ai ende mbetet n\u00eb faz\u00ebn e planit fillestar.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, disa termocentrale me gaz me kapacitete q\u00eb variojn\u00eb nga 50 deri n\u00eb 400 megavate, po merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb Tivar, Podgoric\u00eb dhe Plevle, duke p\u00ebrfshir\u00eb modele hibride dhe konvertime t\u00eb termocentraleve ekzistuese.<\/p>\n<p>Sipas studimeve t\u00eb realizuara p\u00ebr Elektroekonomin\u00eb e Malit t\u00eb Zi nga kompania japoneze JERA dhe konsulenca zvicerane SS&#038;A Power Consultancy, t\u00eb gjitha opsionet e shqyrtuara jan\u00eb teknikisht t\u00eb realizueshme dhe ekonomikisht t\u00eb leverdishme.<\/p>\n<p>N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kapacitetit t\u00eb termocentralit dhe burimit t\u00eb furnizimit me gaz, investimet vler\u00ebsohen t\u00eb variojn\u00eb nga 233 deri n\u00eb 362 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Kosova aktualisht jasht\u00eb planeve<\/strong><\/p>\n<p>Kosova nuk ka infrastruktur\u00eb t\u00eb gazit dhe mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht n\u00eb termocentralet me qymyr.<\/p>\n<p>Projekti p\u00ebr nj\u00eb interkonektor gazi me Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb planin investues t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, por \u00ebsht\u00eb ndalur p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga Qeveria, kostove t\u00eb larta dhe fokusit strategjik n\u00eb burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Tubacioni do t\u2019i jepte Kosov\u00ebs qasje n\u00eb gaz nga terminalet greke t\u00eb LNG-s\u00eb n\u00eb Detin Egje, dhe ideja ishte t\u00eb nd\u00ebrtohej edhe nj\u00eb tubacion drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse dhe kur kushtet e tregut ndryshojn\u00eb dhe mjedisi i biznesit b\u00ebhet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs, Departamenti i Energjis\u00eb [i SHBA-s\u00eb] do t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb lidhjen e kompanive amerikane me partner\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Joshua Volz, i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm i Departamentit amerikan t\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"2b582\" data-rm-shortcode-id=\"b8c392978e910ee787a25daf965b8946\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.png?id=66748577&#038;width=980\" width=\"667\" height=\"661\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>Kosova ka refuzuar t\u00eb investoj\u00eb rreth 200 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn e gazit p\u00ebrmes programit t\u00eb Korporat\u00ebs s\u00eb Sfidave t\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arit (MCC) dhe i ka devijuar fondet n\u00eb sistemet e ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb bateri.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia e Veriut &#8211; hallk\u00eb ky\u00e7 e Korridorit Jugor<\/strong><\/p>\n<p>Shkupi, aktualisht, \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar infrastruktur\u00eb t\u00eb re t\u00eb gazit me mb\u00ebshtetjen e Uashingtonit dhe Brukselit, me synimin q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet nga var\u00ebsia shum\u00ebvje\u00e7are nga gazi rus dhe t\u00eb pozicionohet si nj\u00eb qend\u00ebr e re energjetike rajonale.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe kandidate p\u00ebr BE, prandaj diversifikimi i furnizimit me energji \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje gjeopolitike.<\/p>\n<p>Termocentrali-kogjenerues TE-TO Shkup, q\u00eb furnizon kryeqytetin me ngrohje dhe prodhon energji elektrike, varet nga gazi rus dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e grupit rus Sintez.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"2ffd6\" data-rm-shortcode-id=\"24a8c58746d693cd36eb13616bce8c4c\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.png?id=66748581&#038;width=980\" width=\"672\" height=\"661\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>Shkupi ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb memorandum me furnizues amerikan\u00eb p\u00ebr blerjen e LNG-s\u00eb, por detajet nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Gazsjell\u00ebsi Gjevgjeli-Negotin\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr dhe do ta lidh\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me terminalet LNG n\u00eb Greqi, me nj\u00eb kapacitet fillestar prej 1.5 miliard metrash kub n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Institucionet e BE-s\u00eb jan\u00eb duke e financuar projektin me nj\u00eb kombinim kredish dhe grantesh, nd\u00ebrsa, paralelisht, po planifikohet edhe nj\u00eb nd\u00ebrlidhje me Serbin\u00eb &#8211; me punimet q\u00eb pritet t\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>\u201cMaqedonia e Veriut planifikon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb 67 objekte t\u00eb reja energjetike, me nj\u00eb kapacitet t\u00eb instaluar total prej 4.416 megavatesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb central bashk\u00ebprodhimi pran\u00eb Negotinit\u201d, tha Ministria e Energjis\u00eb, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria &#8211; qendra e LNG-s\u00eb n\u00eb Adriatik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Shqip\u00ebria n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje strategjike, me vler\u00eb 6 miliard\u00eb dollar\u00eb, me kompanin\u00eb amerikane Venture Global dhe kompanin\u00eb greke Aktor LNG USA, t\u00eb cilat do t\u00eb blejn\u00eb LNG nga Shtetet e Bashkuara p\u00ebr furnizim afatgjat\u00eb &#8211; nisur nga viti 2030.<\/p>\n<p>Plani p\u00ebrfshin zhvillimin e nj\u00eb qendre energjetike n\u00eb Vlor\u00eb, me nj\u00eb terminal LNG dhe nj\u00eb termocentral me gaz me kapacitet prej rreth 380 megavatesh, me lidhje me Gazsjell\u00ebsin Trans-Adriatik (TAP), i cili transporton gaz nga Azerbajxhani n\u00eb Itali q\u00eb nga viti 2020.<\/p>\n<p>Projekti mb\u00ebshtetet nga administrata amerikane, e cila e sheh Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb pik\u00eb hyrjeje t\u00eb mundshme p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e gazit amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb rrjet t\u00eb brendsh\u00ebm funksional t\u00eb gazit dhe infrastruktura ekzistuese nga periudha socialiste \u00ebsht\u00eb kryesisht e pap\u00ebrdorshme.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"75e5c\" data-rm-shortcode-id=\"73bcdaacbddcaceb40b51b2b5a2fc589\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.png?id=66748588&#038;width=980\" width=\"673\" height=\"699\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila pothuajse t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb elektrike e prodhon nga hidrocentralet, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb termocentrali me gaz do t\u00eb sh\u00ebrbente si rezerv\u00eb sigurie n\u00eb periudhat e that\u00ebsir\u00ebs dhe rritjes s\u00eb konsumit.<\/p>\n<p>\u201cZgjidhja p\u00ebr gazifikimin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i Gazsjell\u00ebsit Jon-Adriatik (IAP) dhe lidhja me terminalin e LNG-s\u00eb n\u00eb Kroaci, lidhja me Gazsjell\u00ebsin Trans-Adriatik (TAP), p\u00ebrmes t\u00eb cilit vjen gazi nga rajoni i Kaspikut, dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb terminali t\u00eb LNG-s\u00eb dhe magazinimit t\u00eb gazit n\u00eb Dumrei\u201d, thot\u00eb Stavri Dhima, nga Universiteti Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, i cili ka punuar p\u00ebr 20 vjet n\u00eb Institutin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Naft\u00ebs dhe Gazit n\u00eb Fier.<\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"2189f\" data-rm-shortcode-id=\"4f17e6045446e0beb2f23a03971d74b5\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.png?id=66748586&#038;width=980\" width=\"672\" height=\"714\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>Terminali i LNG-s\u00eb n\u00eb portin e Vlor\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr gazi p\u00ebr furnizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Kosov\u00ebs, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet IAP-it dhe TAP-it gazi mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm infrastruktura nuk garanton siguri energjetike&#8221;, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Sophie Corbeau, nga Qendra p\u00ebr Politika Globale t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb Paris, duke iu referuar planeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e terminaleve t\u00eb reja t\u00eb LNG-s\u00eb, tubacioneve t\u00eb gazit dhe termocentraleve me gaz.<\/p>\n<p>Vendet q\u00eb duan ta zvog\u00eblojn\u00eb var\u00ebsin\u00eb e tyre nga gazi rus, duhet s\u00eb pari t\u00eb sigurojn\u00eb kontrata t\u00eb besueshme afatgjate me disa furnizues, p\u00ebrfundon Corbeau. \/REL\/<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara duan ta ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si furnizohet me energji Ballkani Per\u00ebndimor, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrjet marr\u00ebveshjesh p\u00ebr importin e gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm (LNG). Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ulet var\u00ebsia e rajonit nga Rusia dhe t\u00eb forcohet korridori energjetik nga jugu drejt Evrop\u00ebs Qendrore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jan\u00eb planifikuar projekte n\u00eb disa vende t\u00eb rajonit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3638,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"tmauthors":[],"class_list":{"0":"post-3637","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-world"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3637\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3637"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=3637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}