{"id":3652,"date":"2026-05-18T16:36:26","date_gmt":"2026-05-18T16:36:26","guid":{"rendered":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=3652"},"modified":"2026-05-18T16:36:26","modified_gmt":"2026-05-18T16:36:26","slug":"pas-dekadash-ne-institucionet-serbe-ne-kosove-shkarkime-nga-puna-per-arsye-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=3652","title":{"rendered":"Pas dekadash n\u00eb institucionet serbe n\u00eb Kosov\u00eb, shkarkime nga puna \u201cp\u00ebr arsye politike\u201d"},"content":{"rendered":"<p><\/p>\n<div>\n<p><strong>Gordana Nedelkoviq dhe Mirosllav Ristiq nga territori i komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs jan\u00eb njoftuar se jan\u00eb shkarkuar nga puna, p\u00ebr faktin se, si\u00e7 thon\u00eb vet\u00eb ata, nuk e mb\u00ebshtesin List\u00ebn Serbe, por Partin\u00eb p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb t\u00eb Nenad Rashiqit.<\/strong> <\/p>\n<p>Nedelkoviq, deri m\u00eb 14 maj, ka punuar si teknike laboratori n\u00eb Qendr\u00ebn e Sh\u00ebndetit n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, nd\u00ebrsa Ristiq ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme Elektroteknike si profesor i m\u00ebsimit praktik. <\/p>\n<hr\/>\n<p>K\u00ebto institucione, si dhe t\u00eb gjitha institucionet e tjera arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb mjediset me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, funksionojn\u00eb n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb dhe udh\u00ebhiqen kryesisht nga an\u00ebtar\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe &#8211; partis\u00eb kryesore t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila vepron me mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar. <\/p>\n<p>Dy persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb institucionet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, konfirmuan gjithashtu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se jan\u00eb d\u00ebbuar nga puna p\u00ebr arsye politike, por k\u00ebrkuan t\u00eb mbeten anonim\u00eb. <\/p>\n<p>Pretendime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr frik\u00ebsim dhe presion politik <\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebjn\u00eb akuza ndaj List\u00ebs Serbe p\u00ebr shantazh apo frik\u00ebsim, n\u00eb prag t\u00eb proceseve zgjedhore. <\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, Radio Evropa e Lir\u00eb ka shkruar p\u00ebr k\u00ebto pretendime, por bashk\u00ebbiseduesit kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur kryesisht n\u00eb anonimitet, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga pasojat. <\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shpesh n\u00eb publik se kandidat\u00ebt e tyre jan\u00eb frik\u00ebsuar. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm ka qen\u00eb politikani serb, Oliver Ivanoviq &#8211; bart\u00ebs i list\u00ebs Liria, Demokracia, Drejt\u00ebsia n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2017 &#8211; disa muaj p\u00ebrpara se t\u00eb vritej. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr ato zgjedhje lokale, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kat\u00ebr kandidat\u00eb nga lista e tij jan\u00eb t\u00ebrhequr, nd\u00ebrsa atij i \u00ebsht\u00eb djegur edhe vetura n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut. <\/p>\n<p>Gordana Nedelkoviq thot\u00eb se, pas 35 vjet\u00ebsh p\u00ebrvoj\u00eb, ka mbetur e papun\u00eb, sepse bashk\u00ebshorti i saj, Aleksandar, \u00ebsht\u00eb politikisht aktiv n\u00eb Partin\u00eb p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb. <\/p>\n<p>Mirosllav Ristiq, i cili ka punuar 20 vjet n\u00eb arsim, po ashtu pretendon se \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga puna, p\u00ebr shkak se mb\u00ebshtet partin\u00eb e Nenad Rashiqit. <\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ata thon\u00eb se do t\u00eb tentojn\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb vendimet p\u00ebr largim nga puna. <\/p>\n<p>\u201cE mora vendimin t\u00eb enjten, ku thuhet se merrem me politik\u00eb, se p\u00ebrhap nacionaliz\u00ebm dhe gjuh\u00eb urrejtjeje. Asgj\u00eb nuk lidhet me pun\u00ebn time\u201d, thot\u00eb Nedelkoviq. <\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e largimit nga puna, t\u00eb cilin e ka par\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb, thuhet se Gordana Nedelkoviq, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ka shprehur publikisht bindjet e saj politike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u201cinteresat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar popullsia serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Metohi, e cila jeton n\u00eb sistemin institucional q\u00eb Republika e Serbis\u00eb nuk e njeh\u201d. <\/p>\n<p>Drejtoresha e Qendr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebndetit n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, Mirjana Dimitrijeviq, nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb largimin nga puna t\u00eb Gordana Nedelkoviqit, si dhe t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb se kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb p\u00ebr arsye politike. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, drejtori i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme Elektroteknike, Boban Petroviq, mohoi se Mirosllav Ristiq \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga puna p\u00ebr arsye politike, duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk ka pasur licenc\u00eb pune. <\/p>\n<p>Ristiq konfirmon se mungesa e licenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb vendimin e shkarkimit, por k\u00ebmb\u00ebngul se arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb politike. <\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb gjetur se nuk kam licenc\u00eb pune, por, sipas Ligjit p\u00ebr m\u00ebsim praktik, mua nuk m\u00eb duhet licenc\u00eb. Edhe juristes s\u00eb shkoll\u00ebs i kam k\u00ebrkuar t\u00eb jap provimin p\u00ebr licenc\u00eb, por ajo m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nuk m\u00eb nevojitet\u201d, thot\u00eb ai. <\/p>\n<p>Ristiq tregon se ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb arsim q\u00eb nga viti 2007, se ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb vitin 2013 dhe se, deri m\u00eb tani, askush nuk i ka k\u00ebrkuar leje pune. <\/p>\n<p>Ai gjithashtu pohon se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb licenc\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb institucioni arsimor ku punon, t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe t\u00eb paguaj\u00eb shpenzimet. <\/p>\n<p>Ligji mbi bazat e sistemit arsimor t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebrcakton se puna e nj\u00eb m\u00ebsuesi, edukatori dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori profesional mund t\u00eb kryhet nga nj\u00eb person q\u00eb ka leje pune, ose m\u00eb sakt\u00eb licenc\u00eb. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas informacionit t\u00eb disponuesh\u00ebm n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb Serbis\u00eb, procedura p\u00ebr marrjen e licenc\u00ebs p\u00ebr m\u00ebsuesit, edukator\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt profesional\u00eb iniciohet nga institucioni ku kandidati \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar, pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb stazhit. <\/p>\n<p>Ristiq shton se, m\u00eb her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar q\u00eb t\u00eb mos e mb\u00ebshtes\u00eb publikisht Rashiqin, por se nuk u \u00ebsht\u00eb bindur k\u00ebtyre paralajm\u00ebrimeve. <\/p>\n<p>\u201cKa pasur k\u00ebrc\u00ebnime verbale, jo me shkrim. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e drejta ime demokratike ta mb\u00ebshtes at\u00eb q\u00eb dua. K\u00ebto presione zgjasin prej vitesh\u201d, thot\u00eb Ristiq. <\/p>\n<p>Ai tregon se i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb edhe sigurimi sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb sistemin serb &#8211; gj\u00eb q\u00eb do t\u2019ia v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb trajtimin e m\u00ebtejsh\u00ebm mjek\u00ebsor. <\/p>\n<p>\u201cJam i s\u00ebmur\u00eb me kancer prej pes\u00eb vjet\u00ebsh dhe menj\u00ebher\u00eb ma kan\u00eb hequr sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor. M\u00eb duhej nj\u00eb referim p\u00ebr t\u00eb shkuar te mjeku n\u00eb Beograd, por m\u00eb kan\u00eb \u00e7regjistruar menj\u00ebher\u00eb\u201d, shton ai. <\/p>\n<p>Punonj\u00ebsve n\u00eb institucionet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb u zbritet nga paga p\u00ebr sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb sistemin serb, nd\u00ebrsa shteti mbulon shpenzimet p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. <\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i madh i pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb referohen p\u00ebr trajtime m\u00eb serioze n\u00eb qytete t\u00eb Serbis\u00eb, si Beogradi, Kragujevci apo Nishi. <\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit atje dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me pyetjen n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb informuara p\u00ebr pretendimet e tilla p\u00ebr largimet nga puna, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. <\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit n\u00eb Kosov\u00eb, me List\u00ebn Serbe do t\u00eb konkurroj\u00eb vet\u00ebm partia e Nenad Rashiqit, i cili n\u00eb dy mandate ka qen\u00eb minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e kryeministrit Albin Kurtit. <\/p>\n<p>\u201cDisa i shkarkojn\u00eb nga puna, t\u00eb tjer\u00ebt i pun\u00ebsojn\u00eb\u201d <\/p>\n<p>Aleksandar Nedelkoviq, bashk\u00ebshortja e t\u00eb cilit, Gordana, u shkarkua nga puna p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb tij politik, thot\u00eb se pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb p\u00ebrballen me presione t\u00eb vazhdueshme nga Lista Serbe dhe se shum\u00eb prej tyre nuk guxojn\u00eb as t\u00eb komunikojn\u00eb me ata q\u00eb e mb\u00ebshtesin Rashiqin. <\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt frik\u00ebsimi, rrall\u00eb kush guxon t\u00eb flas\u00eb me ne. N\u00eb fsheht\u00ebsi po, por publikisht jo. Pas k\u00ebtyre largimeve nga puna, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar\u201d, thot\u00eb ai. <\/p>\n<p>Nedelkoviq shton se Lista Serbe u premton vende pune dhe ndihm\u00eb financiare nga Serbia atyre q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb nuk e mb\u00ebshtesin, p\u00ebrballen me largime nga puna. <\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb viti e gjysm\u00eb t\u00eb fundit, jan\u00eb mbajtur dy her\u00eb zgjedhje parlamentare, si dhe zgjedhje lokale. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushatave zgjedhore, shteti i Serbis\u00eb ka hapur qindra vende t\u00eb reja pune n\u00eb institucionet e tij sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; gj\u00eb q\u00eb n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb komentuar si \u201cnd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin zgjedhor\u201d ose \u201csigurim i votave p\u00ebr List\u00ebn Serbe\u201d. <\/p>\n<p>Gjithashtu, Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn ka paralajm\u00ebruar pagesa mujore prej 20.000 dinar\u00ebsh (rreth 180 euro) si ndihm\u00eb nga shteti i Serbis\u00eb. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Rashiqit e kan\u00eb akuzuar at\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs si minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ka mbledhur \u201cvota t\u00eb sigurta\u201d p\u00ebrmes shp\u00ebrndarjes s\u00eb materialeve p\u00ebr sht\u00ebpi, pajisjeve elektrosht\u00ebpiake apo subvencioneve. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushatave zgjedhore, Rashiq ka dor\u00ebzuar \u00e7el\u00ebsa sht\u00ebpish t\u00eb nd\u00ebrtuara nga ministria q\u00eb ai drejton ose ka nisur nd\u00ebrtimin e nj\u00ebsive t\u00eb reja banesore. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Lista Serbe? <\/p>\n<p>Nenad Rashiq, n\u00eb seanc\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 14 maj, e ka akuzuar List\u00ebn Serbe se ushtron \u201cpresion\u201d dhe \u201cfrik\u00eb\u201d ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, dhe u ka b\u00ebr\u00eb thirrje institucioneve kompetente q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb. <\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se rreth 20 persona q\u00eb e mb\u00ebshtesin at\u00eb, jan\u00eb d\u00ebbuar nga puna, nd\u00ebrsa pritet q\u00eb edhe rreth 40 t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb marrin vendime p\u00ebr largim nga puna vet\u00ebm n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs. <\/p>\n<p>Rashiq ka pretenduar, gjithashtu, se simpatizant\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij ndalohen n\u00eb pikat kufitare me Serbin\u00eb nga Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit e Serbis\u00eb (BIA), ku pyeten se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare m\u00eb 7 qershor. <\/p>\n<p>Lista Serbe i ka mohuar k\u00ebto akuza, duke th\u00ebn\u00eb se Rashiq nuk ka legjitimitet dhe se po p\u00ebrpiqet \u201cta justifikoj\u00eb\u201d humbjen n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. <\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Lista Serbe ka fituar n\u00ebnt\u00eb nga dhjet\u00eb mandatet e rezervuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb mandat e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. <\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se vendet e \u2018dhuruara\u2019 n\u00eb komisionet zgjedhore komunale, n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike, si dhe p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve nga ministria q\u00eb ai drejton, nuk po i japin rezultatet e pritura\u201d, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb reagimin e List\u00ebs Serbe. <\/p>\n<p>P\u00ebr disa dy paga, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt asnj\u00eb <\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim i Radios Evropa e Lir\u00eb nga viti 2024 ka treguar se disa punonj\u00ebs n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimor serb n\u00eb Kosov\u00eb, marrin paga edhe nga buxheti i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit n\u00eb institucionet arsimore q\u00eb funksionojn\u00eb sipas sistemit t\u00eb Serbis\u00eb, marrin edhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cshtes\u00eb kosovare\u201d, e cila arrin n\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb ardhurat e tyre shkojn\u00eb nga rreth 900 deri mbi 1.300 euro n\u00eb muaj. <\/p>\n<p>Paga e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs sillet n\u00eb rreth 600 euro. <\/p>\n<p>Gjithashtu, funksionar\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe i udh\u00ebheqin kryesisht institucionet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, kryetari i k\u00ebsaj partie, Zllatan Ellek, \u00ebsht\u00eb edhe drejtor i Qendr\u00ebs Klinike Spitalore n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, nd\u00ebrsa z\u00ebvend\u00ebsi i tij, Dragisha Milloviq, \u00ebsht\u00eb kryetar i komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Kryetari i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, Millan Radojeviq, \u00ebsht\u00eb gjithashtu drejtor i Fondit p\u00ebr Sigurim Pensional dhe Invalidor n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb &#8211; dega n\u00eb Mitrovic\u00eb. <\/p>\n<p>Deputeti n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs nga Lista Serbe, Igor Simiq, udh\u00ebheq Drejtorin\u00eb e Fondit Republikan p\u00ebr Sigurim Pensional dhe Sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Serbis\u00eb. Ai ka deklaruar n\u00eb Agjencin\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit t\u00eb Kosov\u00ebs edhe t\u00eb ardhura si profesor n\u00eb Fakultetin Ekonomik n\u00eb sistemin serb, si dhe t\u00eb ardhura totale mbi 3.000 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gordana Nedelkoviq dhe Mirosllav Ristiq nga territori i komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs jan\u00eb njoftuar se jan\u00eb shkarkuar nga puna, p\u00ebr faktin se, si\u00e7 thon\u00eb vet\u00eb ata, nuk e mb\u00ebshtesin List\u00ebn Serbe, por Partin\u00eb p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb t\u00eb Nenad Rashiqit. Nedelkoviq, deri m\u00eb 14 maj, ka punuar si teknike laboratori n\u00eb Qendr\u00ebn e Sh\u00ebndetit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3653,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"tmauthors":[],"class_list":{"0":"post-3652","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-world"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3652\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3652"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=3652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}