{"id":4009,"date":"2026-05-20T21:58:15","date_gmt":"2026-05-20T21:58:15","guid":{"rendered":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=4009"},"modified":"2026-05-20T21:58:15","modified_gmt":"2026-05-20T21:58:15","slug":"a-mund-te-siguroje-evropa-te-ardhmen-ne-nje-bote-te-politikes-se-fuqive-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=4009","title":{"rendered":"A mund t\u00eb siguroj\u00eb Evropa t\u00eb ardhmen n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha?"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa luft\u00ebrat po zgjerohen dhe besimi ndaj Uashingtonit po zbehet, Evropa po riarmatoset dhe po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb realitet t\u00eb ri, ku mund t\u00eb detyrohet t\u2019i mbroj\u00eb vet\u00eb interesat e saj, pa u mb\u00ebshtetur plot\u00ebsisht te SHBA-ja.<\/strong><\/p>\n<p>Kontinenti evropian tashm\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb pyetje q\u00eb deri von\u00eb dukej e paimagjinueshme: a mund t\u00eb vazhdoj\u00eb ende t\u00eb mb\u00ebshtetet te aleat\u00ebt e saj p\u00ebr sigurin\u00eb dhe mbrojtjen, shkruan <a href=\"https:\/\/www.euronews.com\/my-europe\/2026\/05\/20\/can-europe-secure-its-own-future-in-a-world-of-great-power-politics\" target=\"_blank\">euronews<\/a>.<\/p>\n<hr\/>\n<p>Nga pushtimi i plot\u00eb i Ukrain\u00ebs nga Rusia dhe tensionet n\u00eb Lindjen e Mesme, deri te rivaliteti gjithnj\u00eb e m\u00eb i fort\u00eb mes SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, Bashkimi Evropian po p\u00ebrballet me nj\u00eb realitet t\u00eb ri global, ku fuqia ushtarake dhe interesat strategjike po marrin p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj bashk\u00ebpunimit dhe rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb, ne jemi v\u00ebrtet vet\u00ebm\u201d, deklaroi jav\u00ebn e kaluar ish-kryeministri italian Mario Draghi, duke p\u00ebrshkruar pasigurin\u00eb n\u00eb rritje q\u00eb po ndihet n\u00eb kryeqytetet evropiane.<\/p>\n<p>Kjo ndjesi po reflekton nj\u00eb ndryshim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Evropa po e sheh sigurin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e saj. Qeverit\u00eb n\u00eb mbar\u00eb kontinentin po rishqyrtojn\u00eb bindjet e vjetra p\u00ebr aleancat, mbrojtjen dhe stabilitetin ekonomik, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur garancit\u00eb e dikurshme nuk duken m\u00eb aq t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Ky rishikim strategjik tashm\u00eb po reflektohet qart\u00eb n\u00eb rritjen e shpenzimeve p\u00ebr mbrojtje. Q\u00eb nga pushtimi rus i Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian kan\u00eb rritur vazhdimisht buxhetet ushtarake, nd\u00ebrsa shpenzimet e p\u00ebrbashk\u00ebta k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb arritur n\u00eb rreth 739 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjermania pritet t\u00eb ndaj\u00eb 117.2 miliard\u00eb euro p\u00ebr mbrojtjen n\u00eb vitin 2026, nd\u00ebrsa Franca rreth 68.5 miliard\u00eb euro. Edhe vendet n\u00eb krahun lindor t\u00eb NATO-s po veprojn\u00eb me rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Polonia, e shqet\u00ebsuar nga mund\u00ebsia e nj\u00eb agresioni t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm rus, tashm\u00eb shpenzon 4.48% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr sektorin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Ky transformim p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb madhe nga dekadat pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kur Evropa kishte reduktuar gradualisht kapacitetet ushtarake. Por ndryshimi nuk po nxitet vet\u00ebm nga k\u00ebrc\u00ebnimi rus. Ai lidhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb edhe me pasigurin\u00eb n\u00eb rritje p\u00ebr rolin dhe p\u00ebrkushtimin e SHBA-s\u00eb ndaj siguris\u00eb evropiane.<\/p>\n<p><strong>Faktori Trump<\/strong><\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\">  <\/p>\n<p>P\u00ebr dekada me radh\u00eb, siguria e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur te NATO dhe garancia ushtarake e SHBA-s\u00eb, e nd\u00ebrtuar mbi parimin e Nenit 5 p\u00ebr mbrojtje kolektive. Por ky besim, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar i pal\u00ebkundur, tani po vihet seriozisht n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej rikthimit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Donald Trump, lider\u00ebt evropian\u00eb po p\u00ebrballen me nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe m\u00eb transaksionale nga Uashingtoni n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. SHBA-ja ka nd\u00ebrmarr\u00eb vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake dhe diplomatike me konsultime t\u00eb kufizuara me aleat\u00ebt evropian\u00eb, duke rritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr koordinimin brenda aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet nuk jan\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb tensionuar edhe n\u00eb aspektin ekonomik, p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave amerikane ndaj produkteve evropiane dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb vazhdueshme me sanksione. Kjo ka forcuar bindjen n\u00eb Bruksel se partneriteti transatlantik po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u parashikuar.<\/p>\n<p>Rezultati, sipas zyrtar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje formale nga Shtetet e Bashkuara, por nj\u00eb erozion gradual i besimit n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre si garantues t\u00eb siguris\u00eb evropiane \u2014 nj\u00eb pasiguri q\u00eb po e riform\u00ebson gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb politik\u00ebn e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, BE-ja ka nisur planin \u201cReadiness 2030\u201d, m\u00eb par\u00eb i njohur si \u201cReArm Europe\u201d, i cili synon t\u00eb mobilizoj\u00eb mbi 800 miliard\u00eb euro investime n\u00eb mbrojtje p\u00ebrmes leht\u00ebsimit t\u00eb rregullave fiskale, prokurimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe forcimit t\u00eb industris\u00eb ushtarake evropiane. Paralelisht, instrumenti i Komisionit Evropian \u201cSecurity Action for Europe\u201d (SAFE) u jep shteteve an\u00ebtare mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb aksesojn\u00eb deri n\u00eb 150 miliard\u00eb euro kredi p\u00ebr blerje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb pajisjeve ushtarake, me 18 vende dhe Kanadan\u00eb q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb shprehur interesim.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej rritjes s\u00eb shpenzimeve, Brukseli po shqyrton edhe hapa m\u00eb t\u00eb thell\u00eb integrimi n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. Nd\u00ebr propozimet q\u00eb po diskutohen jan\u00eb krijimi i nj\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb Mbrojtjes, nj\u00eb \u201cShengen ushtarak\u201d p\u00ebr l\u00ebvizjen e shpejt\u00eb nd\u00ebrkufitare t\u00eb trupave, si dhe projekte afatgjata strategjike si \u201cMburoja Ajrore Evropiane\u201d dhe \u201cMburoja Hap\u00ebsinore\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse k\u00ebto iniciativa ndodhen ende n\u00eb faza t\u00eb ndryshme zhvillimi, ato pasqyrojn\u00eb nj\u00eb ambicie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: ta trajtojn\u00eb sigurin\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane, dhe jo thjesht si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Paralelisht, Evropa po e zgjeron rrjetin e saj t\u00eb partneriteteve t\u00eb mbrojtjes edhe p\u00ebrtej Shteteve t\u00eb Bashkuara. Partneriteti i ri BE-Kanada p\u00ebr Siguri dhe Mbrojtje, i n\u00ebnshkruar n\u00eb qershor 2025, sh\u00ebnon nj\u00eb thellim t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Kanadan\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar n\u00eb fusha si prokurimi i p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe forcimi i kapaciteteve industriale t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj qasjeje \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb rrjeti m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb partner\u00ebsh me interesa dhe vizione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, nd\u00ebrsa Evropa synon t\u00eb ul\u00eb var\u00ebsin\u00eb e saj strategjike nga \u00e7do fuqi e vetme dhe t\u00eb rris\u00eb autonomin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cDe-risking\u201d i Evrop\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\"> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"7bc1a\" data-rm-shortcode-id=\"11326d8484546b4af121e0a72d6f5d1e\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.webp?id=66770545&#038;width=980\" width=\"1366\" height=\"768\" alt=\"\"\/> <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Bashkimi Evropian po p\u00ebrballet me presion ekonomik n\u00eb rritje si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga Pekini.<\/p>\n<p>Tarifat amerikane dhe mosmarr\u00ebveshjet tregtare gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Donald Trump kan\u00eb rikthyer shqet\u00ebsimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e presionit ekonomik edhe nga aleat\u00ebt tradicional\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, nd\u00ebrsa mbikapaciteti industrial i Kin\u00ebs dhe dominimi i saj n\u00eb zinxhir\u00ebt kritik\u00eb t\u00eb furnizimit po vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb presion t\u00eb konsideruesh\u00ebm mbi industrin\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian mban nj\u00eb deficit t\u00eb ndjesh\u00ebm tregtar me China, gj\u00eb q\u00eb po e forcon debatin e brendsh\u00ebm mbi var\u00ebsin\u00eb afatgjat\u00eb ekonomike dhe konkurrenc\u00ebn e perceptuar si t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb tregjet globale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre sfidave, Brukseli ka adoptuar nj\u00eb qasje strategjike q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh p\u00ebrshkruhet si \u201cde-risking\u201d \u2013 pra reduktimi i ekspozimit ndaj SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, pa u shk\u00ebputur plot\u00ebsisht ekonomikisht nga asnj\u00ebra prej tyre.<\/p>\n<p>Kjo strategji ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe largimin gradual t\u00eb kompanive kineze t\u00eb teknologjis\u00eb si Huawei dhe ZTE nga infrastruktura kritike evropiane, si dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb forcuar alternativa vendore n\u00eb sektor\u00eb ky\u00e7 si financat, pagesat digjitale dhe prodhimi industrial.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve, Evropa mbetet thell\u00ebsisht e nd\u00ebrthurur n\u00eb nj\u00eb sistem global t\u00eb form\u00ebsuar nga negociatat dhe konkurrenca mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Diplomacia e nivelit t\u00eb lart\u00eb mes SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, zhvendosja e prioriteteve amerikane drejt Azis\u00eb, si dhe thellimi i lidhjeve mes Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb, kan\u00eb shtuar frik\u00ebn n\u00eb Bruksel se Evropa po shnd\u00ebrrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cmarr\u00ebse rregullash\u201d, dhe jo n\u00eb nj\u00eb \u201ckrijuese rregullash\u201d n\u00eb aren\u00ebn globale.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb lidhje me Ukrain\u00ebn, ku Bashkimi Evropian ka ofruar mbi 200 miliard\u00eb euro ndihm\u00eb q\u00eb nga shkurti 2022, lider\u00ebt evropian\u00eb shpesh jan\u00eb gjendur n\u00eb pozicionin e reagimit ndaj iniciativave t\u00eb udh\u00ebhequra nga SHBA-ja, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vet\u00eb drejtimin strategjik t\u00eb zhvillimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paket\u00eb e m\u00ebtejshme mb\u00ebshtetjeje prej 90 miliard\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb diskutim, pas heqjes s\u00eb vetos nga Viktor Orb\u00e1n, \u00e7ka n\u00ebnvizon nj\u00ebkoh\u00ebsisht pesh\u00ebn e madhe financiare t\u00eb Evrop\u00ebs dhe fragmentimin e saj t\u00eb brendsh\u00ebm politik.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrshpejtimit t\u00eb planeve t\u00eb mbrojtjes q\u00ebndron nj\u00eb pyetje m\u00eb themelore: n\u00ebse nj\u00eb bashkim i nd\u00ebrtuar kryesisht mbi integrimin ekonomik mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb besueshme gjeopolitike.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, Evropa po l\u00ebviz n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebrmes rritjes s\u00eb shpenzimeve ushtarake, krijimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb rinj t\u00eb prokurimit dhe zgjerimit t\u00eb partneriteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, kapacitetet ky\u00e7e t\u00eb siguris\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb varen nga Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kredibiliteti t\u00eb plot\u00eb ushtarak pritet t\u00eb marr\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontinent n\u00eb tranzicion: nj\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet m\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb garancit\u00eb e vjetra t\u00eb siguris\u00eb, por q\u00eb ende nuk ka arritur t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ato me nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb pavarur mbrojtjeje. N\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb rikthimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha, kjo pasiguri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realiteti strategjik p\u00ebrcaktues i Evrop\u00ebs.<strong> <\/strong><strong>\/Telegrafi\/<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa luft\u00ebrat po zgjerohen dhe besimi ndaj Uashingtonit po zbehet, Evropa po riarmatoset dhe po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb realitet t\u00eb ri, ku mund t\u00eb detyrohet t\u2019i mbroj\u00eb vet\u00eb interesat e saj, pa u mb\u00ebshtetur plot\u00ebsisht te SHBA-ja. Kontinenti evropian tashm\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb pyetje q\u00eb deri von\u00eb dukej e paimagjinueshme: a mund t\u00eb vazhdoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4010,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"tmauthors":[],"class_list":{"0":"post-4009","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-world"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4009\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4009"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=4009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}