{"id":4550,"date":"2026-05-24T07:55:49","date_gmt":"2026-05-24T07:55:49","guid":{"rendered":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=4550"},"modified":"2026-05-24T07:55:49","modified_gmt":"2026-05-24T07:55:49","slug":"atdhe-hetemi-brenda-vitit-e-finalizojme-databazen-zyrtare-per-viktimat-e-luftes-dhe-te-pagjeturit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/illyrianinfo.com\/?p=4550","title":{"rendered":"Atdhe Hetemi: Brenda vitit e finalizojm\u00eb databaz\u00ebn zyrtare p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs dhe t\u00eb pagjeturit"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><strong\/>Baza e t\u00eb dh\u00ebnave me statistika t\u00eb sakta p\u00ebr viktimat nga lufta e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb pagjeturit, pritet t\u00eb finalizohet brenda k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur drejtori i Institutit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs, Atdhe Hetemi. Ai ka deklaruar se pas finalizimit t\u00eb databz\u00ebs p\u00ebr viktimat dhe t\u00eb pagjeturit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjithashtu edhe hartimi i asaj p\u00ebr evidentimin e t\u00eb gjitha masakrave n\u00eb Kosov\u00eb. Deri m\u00eb tash jan\u00eb evidentuar 27 t\u00eb tilla, dhe puna \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces. <\/p>\n<hr\/>\n<p><em>\u201cP\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme me pas nj\u00eb databaz\u00eb q\u00eb tregon sa ka qen\u00eb numri i njer\u00ebzve t\u00eb vdekur, qoft\u00eb si viktima, apo q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb forma t\u00eb tjera. Besoj q\u00eb kjo databaz\u00eb do t\u00eb lansohet k\u00ebt\u00eb vit. Databaza tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhet me viktimat, \u00ebsht\u00eb databaza e masakrave. Jemi duke punuar\u201d, <\/em>\u00ebsht\u00eb shprehur drejtori i Institutit.<\/p>\n<p>Hetemi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Instituti p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs deri m\u00eb tash ka arritur t\u00eb grumbulloj\u00eb mbi 400 metra material fizik arkivor, mbi 18 mij\u00eb or\u00eb video-incizime q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr krimet e luft\u00ebs, dhe mbi 1 milion fotografi.<\/p>\n<p><em>\u201cInstituti i Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb adres\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb posedojn\u00eb d\u00ebshmi\u201d,<\/em> \u00ebsht\u00eb shprehur Hetemi gjat\u00eb intervist\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong><em> Z.Hetemi, fillimisht, n\u00ebse mund t\u00eb na p\u00ebrshkruani rikrijimin e Institutit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs, duke qen\u00eb se ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb Institut i cili \u00ebsht\u00eb shuar, dhe ka funksionuar si departament n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi:<\/strong> <em>Instituti n\u00eb formatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar tani, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb. Ka pasur inicativa institucionale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn me u marr\u00eb me dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, e nj\u00ebra prej tyre ka qen\u00eb edhe Instituti i krijuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb themeluar nga nj\u00eb minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, pra me vendimin e nj\u00eb ministri, ka funksionuar dikund 7 vite e gjysm\u00eb dhe pastaj \u00ebsht\u00eb shuar, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi tjet\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Q\u00eb i bie se nuk ka pasur nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb duhur ligjore, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur. Pastaj, Instituti p\u00ebr Krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb i themeluar mbi baz\u00ebn e ligjit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023, ku un\u00eb jam em\u00ebruar si Drejtor, me mandat p\u00ebr ta themeluar Institutin, mbi baz\u00ebn q\u00eb derivon nga ligji i aprovuar n\u00eb Kuvend.<\/em> <\/p>\n<p><em><strong>Ku \u00ebsht\u00eb dallimi nga m\u00ebnyra se si ka funksionuar Instituti p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, dhe si \u00ebsht\u00eb tash?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi:<\/strong> <em>Instituti tash ka q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e vet financiare, pasi \u00ebsht\u00eb i themeluar me ligj, ka linj\u00ebn buxhetore me ligj, e ka korniz\u00ebn e duhur ligjore, p\u00ebr shkak se e ka Ligjin e vet, rregulloren p\u00ebr funksionim t\u00eb Institutit dhe sistematizim t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb n\u00ebnshkruar nga kryeministri, pasi Instituti operon si agjenci e pavarur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore, sa i p\u00ebrket korniz\u00ebs ligjore kemi shfryt\u00ebzuar nj\u00eb mori rregulloresh, kemi pasuruar kogja shum\u00eb korniz\u00ebn ligjore metodike dhe etike t\u00eb pun\u00ebs. Paralelisht me fuqizimin e k\u00ebsaj kornize, e kemi zhvilluar edhe infrastruktur\u00ebn fizike t\u00eb Institutit, pasi Instituti e ka zyr\u00ebn e vet n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb objektin ku jemi aktualisht, n\u00eb Agjencin\u00eb e Arkivave t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtu ekziston edhe depoja arkivore e Institutit, por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ka edhe gjasht\u00eb zyre rajonale, n\u00eb t\u00eb gjitha rajonet e Kosov\u00ebs. I bie q\u00eb infrastruktura jona fizike \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe prej q\u00eb ekzistojm\u00eb, 2 vite e gjysm\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Instituti p\u00ebrve\u00e7 korniz\u00ebs ligjore, infrastruktur\u00ebs, ne jemi pasuruar edhe me resurse njer\u00ebzore, pasi kemi rreth 40 pun\u00ebtor\u00eb. Edhe pse me rregullore p\u00ebr sistematizimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs Instituti parashihet t\u00eb ket\u00eb 74 punonj\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebtij viti kemi pasur 46 t\u00eb aprovuar me buxhet, shpresoj t\u00eb jemi n\u00eb gjendje ta rrisim k\u00ebt\u00eb num\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\">                                <small class=\"image-media media-caption\" placeholder=\"Add Photo Caption...\">Instituti i Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs<\/small><\/p>\n<p><strong><em>Drejtor, duke qen\u00eb se Instituti mori form\u00ebn gati 24 vjet pas luft\u00ebs, sa ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb filloj\u00eb puna nga zero, duke ditur sfidat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dokumentin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi<\/strong>: <em>Nuk ka qen\u00eb proces i leht\u00eb, akoma nuk \u00ebsht\u00eb proces i leht\u00eb fatkeq\u00ebsisht. Megjithat\u00eb, fakti q\u00eb ka pasur disa tendenca p\u00ebr dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, nga paslufta, edhe pse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb fragmentuara, na ka ndihmuar. N\u00eb kuptimin institucional ka pasur iniciativa, pastaj jan\u00eb mbyllur, ka pasur tendenca nga organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe mediat. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mediat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrmes reportazheve, mbledhjeve t\u00eb materialeve q\u00eb kan\u00eb ekzistuar n\u00eb koh\u00ebn at\u00ebher\u00eb. Ajo q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, sfida e par\u00eb ka qen\u00eb me kthy besimin te familjar\u00ebt e viktimave, ose tek t\u00eb mbijetuarit, n\u00eb institucione shtet\u00ebrore. Kur iu afroheshim njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebshmi ose materiale, dhe u thoje q\u00eb je institucion shtet\u00ebror n\u00eb dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, reagimet e tyre ishin se shteti nuk ka arritur ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb form\u00ebn e duhur deri m\u00eb tash, pse duhet t\u2019i besojm\u00eb k\u00ebtij Instituti. P\u00ebr shkak se qytetar\u00ebt, viktimat e mbijetuara, familjar\u00ebt, jo domosdoshm\u00ebrisht e dinin se kemi korniz\u00eb tjet\u00ebr ligjore. <\/em><\/p>\n<p><em>Sfida e dyt\u00eb ka qen\u00eb inicimi i bashk\u00ebpunimit me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, dhe b\u00ebrja e qart\u00eb se q\u00ebllimi i Institutit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pik\u00eb grumbullimi, ku t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb materiale t\u2019i dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Institut, e m\u00eb pas t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pik\u00eb referimi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb iu duhen ato materiale t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Institut, qoft\u00eb p\u00ebr punime t\u00eb ndryshme akademike, shkrime gazetareske, apo produkte q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb filmat-dokumentar, artistik, dramat teatrale, ekspozitat e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mendoj se me gjith\u00eb k\u00ebto sfida, Instituti ka arritur q\u00eb t\u00eb konsolidohet n\u00eb institucion i cili ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e t\u00eb mbijetuar\u00ebve, ka t\u00ebrhequr bashk\u00ebpunimin e familjar\u00ebve t\u00eb viktimave, shoq\u00ebris\u00eb civile, institucioneve, mediave. <\/em><\/p>\n<p><em>Ka pasur nj\u00eb progres modest, q\u00eb nuk ka ardhur domosdoshm\u00ebrisht vet\u00ebm si rezultat i angazhimit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Institutit, edhe pse angazhimi nuk ka munguar. Un\u00eb jam d\u00ebshmitar, dhe e kam par\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ka ardhur m\u00eb shum\u00eb si rezultat i mb\u00ebshtetjes q\u00eb kemi marr\u00eb nga institucionet qendrore, qeveria e Kosov\u00ebs, komunat, sepse Instituti ka mbledhur materiale nga 33 komuna. N\u00ebn tre nga t\u00eb mbijetuarit, familjar\u00ebt, mediave, organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, koleksionues, individ\u00ebve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me dokumentim. Ka qen\u00eb bashk\u00ebpunim i gjithansh\u00ebm q\u00eb ka rezultuar me frytet e veta, q\u00eb sot ta kemi nj\u00eb institucion shtet\u00ebror q\u00eb ka korniz\u00ebn e vet ligjore, metodike e etike, ka zyret e veta t\u00eb sh\u00ebprndara n\u00eb krejt rajonet e Kosov\u00ebs, ka bashk\u00ebpunim me institucione vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ka arritur t\u00eb ket\u00eb publikime shkencore. Kemi pasur ekspozita, kemi ekspozu materialet video e foto-materialet n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Kemi pasur bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm me ambasada e konsullata.<\/em> <\/p>\n<p><strong><em> P\u00ebr dik\u00ebnd q\u00eb \u00ebsht\u00eb laik i k\u00ebsaj fushe, cilat jan\u00eb objektivat kryesore t\u00eb Institutit, \u00e7ka realisht b\u00ebni ju?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi: <\/strong><em>E para, vlen t\u00eb theksohet q\u00eb Instituti i Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs ka karakter dokumentues dhe hulumtues, jo hetues. Institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb merren me hetimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Instituti e ka p\u00ebr mision s\u00eb pari dokumentimin e t\u00eb gjitha krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs nga ana e regjimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb, t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb. Kemi mandat p\u00ebr dokumentimin e krimeve t\u00eb kryera kund\u00ebr njer\u00ebzimit, krimeve ekonomike, psiko-sociale, krimet t\u00eb shkaktuara n\u00eb ambient, krimet ndaj trash\u00ebgimis\u00eb kulturore e shpirt\u00ebrore. Por, misioni primar \u00ebsht\u00eb dokumentimi i krimeve t\u00eb shkaktuara nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb. E dyta, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si Institut ta dokumentojm\u00eb rezistenc\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn shoq\u00ebria kosovare p\u00ebrmes Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, apo rezistenc\u00ebn civile gjat\u00eb viteve 90-ta, e ka b\u00ebr\u00eb karshi nj\u00eb regjimi barbar.<\/em><\/p>\n<p><em> Me dokumentu edhe k\u00ebt\u00eb rezistenc\u00eb. Dhe e treta, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr neve si Kosov\u00eb ta dokumentojm\u00eb edhe qasjen humanitare, solidarizimin e t\u00eb tjer\u00ebve, miqve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve t\u00eb 90-ta. Mb\u00ebshtetjen e akter\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr me ndal\u00eb eskalimin e gjenocidit q\u00eb ka ndodhur. Humanizimin dhe solidarizimin q\u00eb qytetar\u00ebt e vendeve fqinje, si me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi e Shqip\u00ebri, e kan\u00eb pasur karshi t\u00eb d\u00ebbuarve, pra refugjat\u00ebve, edhe ky \u00ebsht\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse i kontribuon raporteve nd\u00ebrfqinj\u00ebsore, edhe i kontribuon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike t\u00eb cil\u00ebn ne si vend nuk duhet ta harroj\u00eb, duhet ta ruajm\u00eb me zell. <\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb element tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb arriturave e Instituti, \u00ebsht\u00eb se metodologjia q\u00eb ne po p\u00ebrdorim p\u00ebr dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, po p\u00ebrdoret edhe nga vendet e tjera n\u00eb post-konflikt, kemi pasur delegacion nga ana e shtetit t\u00eb Ukrain\u00ebs, metodologjia jon\u00eb po aplikohet edhe n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Qendrore q\u00eb posedojn\u00eb Institute p\u00ebr dokumentimin e krimeve t\u00eb komunizmit. Kjo \u00ebsht\u00eb satisfaksion p\u00ebr neve, pasi Kosova nga nj\u00eb vend q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga ekspertizat e t\u00eb tjer\u00ebve, jemi n\u00eb situat\u00eb, ku kontribuojm\u00eb n\u00eb dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Dhe dokumentimi \u00ebsht\u00eb baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/em><\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\">        <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"dba87\" data-rm-shortcode-id=\"8036228fa838e048ed14fd8dfabcb155\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" viewbox=\"0 0 1204 1204\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.jpg?id=66789322&#038;width=980\" width=\"1204\" height=\"1204\" alt=\"\"\/>                        <\/p>\n<p><strong><em>Deri m\u00eb tash, materialet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb duart e personave individual\u00eb, gazetar\u00ebve, foto-reporter\u00ebve, apo persona privat. Si kontaktoni, a vetofrohen njer\u00ebzit duke e ditur funksionimin e Instituti, i th\u00ebrrisni, apo si e nd\u00ebrtoni raportin me ta?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi:<\/strong> <em>N\u00eb fillim, kjo ka qen\u00eb prej sfidave kryesore, jemi ofruar ne gjithmon\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb metodologjis\u00eb q\u00eb e aplikon Instituti p\u00ebr dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb parapara t\u00eb gjitha hapat, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lloj manuali ku jan\u00eb t\u00eb parapara t\u00eb gjitha hapat. Parashihet identifikimi i burimit, afrimi te burimi, kontakti me burimin, informatat q\u00eb duhet t\u2019i ket\u00eb secili person p\u00ebr pun\u00ebn e Institutit, dhe fondin arkivor q\u00eb e krijojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb burimit, p\u00ebr t\u00eb treguar respekt dhe konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mbledhur materiale kur nuk kemi pasur institucione. Deri m\u00eb tani kemi 1 mij\u00eb e 37 apo 38 burime q\u00eb n\u00ebnkupton individ\u00eb, institucione, mediume, organizata. \u00c7do material q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb Institut, ne kemi krijuar fond arkivor n\u00eb em\u00ebr t\u00eb burimit q\u00eb e ka pasur materialin, p\u00ebr t\u00eb treguar konsiderat\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen kushdo q\u00eb p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb burim, thot\u00eb arkivi i Instituti, puna e filan fistekut. <\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra qysh qasemi. N\u00eb fillim kam pasur raste, kur kam dal\u00eb vet\u00eb n\u00eb terren, tash kemi m\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00eb por dal\u00eb edhe tash, megjithat\u00eb zyrtar\u00ebt kan\u00eb kontakte m\u00eb t\u00eb rregullta. Mua m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit prej sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb filan fshatin, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb na vjen keq, nuk iu besojm\u00eb iniciativave t\u00eb tilla, ma lironi oborrin. Edhe ne sigurisht e kemi respektuar, sepse familjar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb irrituar. Kemi njoftu se \u00e7ka b\u00ebjm\u00eb n\u00ebse na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb. E tash ka shpesh raste, m\u00eb g\u00ebzon ky fakt, \u00ebsht\u00eb ngritur besueshm\u00ebria karshi Institutit, ka raste kur vijn\u00eb njer\u00ebzit kemi d\u00ebgju k\u00ebshtu-k\u00ebshtu, dhe po duam t\u2019i dor\u00ebzojm\u00eb k\u00ebto materiale, sepse e dim\u00eb q\u00eb Instituti p\u00ebrve\u00e7 obligimit ligjor q\u00eb e ka me i ruajt ato materiale e me i trajtu si duhet, e ka edhe infrastruktur\u00ebn fizike m\u00eb adekuate. Arkivi jon\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare sa i p\u00ebrket siguris\u00eb fizike kund\u00ebr zjarrit, kund\u00ebr ujit, kund\u00ebr insekteve.<\/em> <\/p>\n<p><strong><em>Pra, po thoni q\u00eb n\u00eb Institut ka m\u00eb pak rrezik q\u00eb k\u00ebto materiale me u d\u00ebmtu n\u00eb forma t\u00eb ndryshme?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi:<\/strong> <em>Rreziku \u00ebsht\u00eb inekzistent, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb e obligimit ligjor q\u00eb ka Instituti. Njeriu krijon edhe lidhje emocionale me materialin, kur ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me materiale t\u00eb rralla p\u00ebr krimet e luft\u00ebs, k\u00ebrkohet nj\u00eb besim i madh me dor\u00ebzu materiale personale n\u00eb nj\u00eb institucion. Krejt materialet e mia q\u00eb kam pasur, i kam dor\u00ebzuar n\u00eb Institut. E kemi infrastruktur\u00ebn fizike m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb duhur, se sa mund ta kemi n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona, apo bibliotekat tona. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, shum\u00eb foto-reporter shum\u00eb kameraman\u00eb, q\u00eb kan\u00eb pasur materiale, sepse ai \u00ebsht\u00eb material i ndjesh\u00ebm ai filmi i aparatit \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzu n\u00eb Institut p\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb kemi, p\u00ebr mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Sa \u00ebsht\u00eb sasia e materialeve q\u00eb posedon Instituti deri m\u00eb tash? Video-incizime, fotografi, dokumentacion, \u00e7kado q\u00eb posedoni. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi:<\/strong> <em>Pa dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiza krahasimore, p\u00ebr t\u00eb treguar superioritet. Duhet me tregu q\u00eb me u v\u00ebrejt puna e Institutit. Gjat\u00eb 7 viteve e gjysm\u00eb sa ka ekzistuar Instituti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb mbledhur vet\u00ebm 12 metra material filmik-arkivor q\u00eb dokumenton krimet e luft\u00ebs, ato 12 metra i kemi trash\u00ebguar, dhe i kemi sjellur k\u00ebtu. Nd\u00ebrsa, gjat\u00eb dy viteve Instituti aktual ka mbi 405 metra material fizik-arkivor, t\u00eb arkivuar n\u00eb arkiv\u00ebn e Institutit p\u00ebr momentin. Ky material \u00ebsht\u00eb mbledhur nga m\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb e 37 burime t\u00eb ndryshme, prej 15 shteteve. Ky \u00ebsht\u00eb materiali fizik. Materiali digjital Instituti paraprak ka pasur zero, ne kemi mbi 21 terabajt material digjital n\u00eb arkviat e Institutit. Me numra i bjen mbi 18 mij\u00eb or\u00eb video-incizime q\u00eb dokumentojn\u00eb krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 milion fotografi. Kur po flasim p\u00ebr video-incizime e fotografi, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb ndryshme. Ka video-incizime q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb fakte t\u00eb masakrave, incizime p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e infrastruktur\u00ebs, d\u00ebbime e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A ka raste q\u00eb njer\u00ebzit ende kan\u00eb dilema me ofru materialin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi: <\/strong><em>Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn un\u00eb edhe i arsyetoj. Mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb pak e vrazhd\u00eb e th\u00ebn\u00eb nga ana ime, por ne duhet t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i bindur se kjo \u00ebsht\u00eb adresa dhe vendi i duhur. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjm\u00eb me pun\u00ebn dhe angazhimin ton\u00eb. Dyshimi i tyre \u00ebsht\u00eb i arsyesh\u00ebm. Ka raste sigurisht, un\u00eb shpresoj q\u00eb k\u00ebto raste jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb dyshimit q\u00eb kan\u00eb, ka raste q\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr arsye sepse k\u00ebrkojn\u00eb kompensim e ne nuk kemi mund\u00ebsi, nuk e kemi t\u00eb paraprar\u00eb buxhet, ka raste q\u00eb nuk i dor\u00ebzojn\u00eb sepse mendojn\u00eb q\u00eb kjo i b\u00ebn ata m\u00eb special kur e posedojn\u00eb vet\u00ebm ata nj\u00eb material. Ka raste q\u00eb nuk dor\u00ebzojn\u00eb sepse duan t\u00eb shkruajn\u00eb libra me at\u00eb material q\u00eb e kan\u00eb. Ne si Institut, n\u00eb at\u00eb procesverbalin q\u00eb e kemi e kemi l\u00ebn\u00eb nj\u00eb disclaimer edhe dhuruesve t\u00eb materialeve ua kemi krijaur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00ebse ata duan ta dor\u00ebzojn\u00eb materialin vet\u00ebm p\u00ebr ta ruajtur, sepse shteti e ka obligim me ta ruajt\u00eb at\u00eb material, ata e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb thon\u00eb q\u00eb materialin po e dor\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr ruajtje, dhe askush nuk mund ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb material pa leje paraprake prej an\u00ebs s\u00eb tij. <\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi raste me foto-reporter q\u00eb thot\u00eb t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb materialet, ti e ke obligim me mi ruajt sepse jan\u00eb me interes shtet\u00ebror, po nuk guxon askush me p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb fond pa leje prej an\u00ebs time. Edhe ne obligohemi me u pajtu, e marrim fondin e atij personi, e ruajm\u00eb n\u00eb arkiv\u00eb, kushdo q\u00eb k\u00ebrkon qasje n\u00eb at\u00eb fond, e vendosim n\u00eb kontakt me burimin, e pyesim a na jep leje p\u00ebr personin q\u00eb po k\u00ebrkon qasje p\u00ebr hulumtim. Dhe ai referencohet. Ne jemi munduar me kriju komoditet e kushte sa m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhuruesit e materialeve. N\u00eb vazhdim\u00ebsi kemi pasur progres n\u00eb krijimin e raporteve njer\u00ebzore, profesionale. Dokumentimi i krimeve t\u00eb luft\u00ebs, un\u00eb e kam kuptuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm proces administrativ apo akademik, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb human e njer\u00ebzor. Jemi munduar me kriju kushte p\u00ebrve\u00e7 administrative e fizike, jemi munduar me kriju edhe raporte humane me njer\u00ebz. <\/em><\/p>\n<p><strong><em>Nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr drejtor. Fakti i statistikave zyrtare, p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb, d\u00ebshmor\u00eb, martir\u00eb. K\u00ebto lloj statistikash, nj\u00eb data-baz\u00eb me e gjer\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tash nuk ekziston, a \u00ebsht\u00eb edhe kjo n\u00ebn detyr\u00ebn e Institutit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs, sepse kan\u00eb kaluar 27 vjet nga lufta, dhe Kosova nuk e ka nj\u00eb data-baz\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret me k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi<\/strong>:<em> \u00cbsht\u00eb, dhe jemi duke punuar intensivisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim tash e 15 muaj. Por, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb dashur p\u00ebr neve t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb prioritizim, nj\u00eb strategji afat-mesme, \u00e7ka me b\u00eb p\u00ebrpara. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb nuk ka pas kurgj\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur e padrejt\u00eb dhe e ngutshme, kjo tendenca q\u00eb krejt ato q\u00eb kan\u00eb mungu p\u00ebr 28 vjet, barra me iu mbet Institutit q\u00eb \u00ebsht\u00eb hap q\u00eb dy vjet, por njer\u00ebzit, mediat, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me pas pritjet e tyre, se kan\u00eb prit mjaftuesh\u00ebm. Prioriteti q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb e para me kriju data-baz\u00ebn p\u00ebr viktimat, ata q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb, ata q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn si pasoj\u00eb e plag\u00ebve dhe rrethanave n\u00eb luft\u00eb,dhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pagjetur. P\u00ebr k\u00ebto tri kategori po punojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb data-baz\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb finalizmit, dhe shpresoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb lansohet, apo do t\u00eb jet\u00eb gati.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Si po i siguroni t\u00eb dh\u00ebnat, sepse ka kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb, dhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb deri m\u00eb tash nuk kan\u00eb qen\u00eb zyrtare e institucionale?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi:<\/strong> <em>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi pasur presion e obligim me gjet\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi pasur nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr me kriju t\u00eb dh\u00ebna kredibile. Si rezultat, ajo q\u00eb kemi vendosur me b\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn viktim\u00eb, q\u00eb dokumentohet se ka qen\u00eb viktim\u00eb e luft\u00ebs, t\u00eb kemi minimum 8 burime q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb kushtet normale, ose n\u00eb datat-bazat e tjera, kan\u00eb mjaftuar tri burime me konstatu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb. Ne kemi zgjedhur me i pas 8 burime. Tash \u00e7ka n\u00ebnkupton nj\u00eb burim. Burim mund t\u00eb jet\u00eb data-baza e Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, burim mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i nj\u00eb profesori, burim mund t\u00eb jet\u00eb data-baza e krijuar nga KMLDNj, burim mund t\u00eb jet\u00eb edhe ndonj\u00eb autor i ndonj\u00eb libri t\u00eb ndonj\u00eb masakre n\u00eb ndonj\u00eb fshat, ne kemi p\u00ebrdorur edhe burime shtes\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dalin nga Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, t\u00eb dh\u00ebna nga Agjencia e Regjistrimit Civil, certifikatat e vdekjes, kemi p\u00ebrdorur video-material, audio-material, fotografi p\u00ebr raste t\u00eb caktuara, d\u00ebshmi ose konfirmime nga ana e familjar\u00ebve, jemi munduar me qen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb sigurt duke p\u00ebrdorur sa m\u00eb shum\u00eb burime p\u00ebr secil\u00ebn viktim\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo data-baz\u00eb, shpresoj se do t\u00eb lansohet gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Kemi bashk\u00ebpunuar me individ\u00eb, organizata q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Ideja nuk \u00ebsht\u00eb me nxjerr di\u00e7ka vet, po bashk\u00ebrisht, q\u00eb me marr\u00eb form\u00ebn e data-baz\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/em><\/p>\n<p class=\"shortcode-media shortcode-media-rebelmouse-image\">        <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"fd1fc\" data-rm-shortcode-id=\"c2bc9b892fff6091ce6ebcb7fb2cc6fb\" data-rm-shortcode-name=\"rebelmouse-image\" class=\"rm-shortcode rm-lazyloadable-image \" lazy-loadable=\"true\" viewbox=\"0 0 2000 1333\" src=\"https:\/\/telegrafi.com\/media-library\/image.jpg?id=66789323&#038;width=980\" width=\"2000\" height=\"1333\" alt=\"\"\/>                        <\/p>\n<p><strong><em>Pra, n\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim, databaza do ta ket\u00eb emrin, mbiemrin, komun\u00ebn, m\u00ebnyr\u00ebn e vrasjes, ose m\u00ebnyr\u00ebn e vdekjes, konfirmime t\u00eb tilla a \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmor, apo martir?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Atdhe Hetemi:<\/em><\/strong> <em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb tri kategorizime. I vrar\u00eb, i vdekur si pasoj\u00eb e plag\u00ebve apo rrethanave t\u00eb luft\u00ebs. Ka mundur t\u00eb jet\u00eb dikush i plagosur n\u00eb Prizren, e \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Shqip\u00ebri ka vdekur atje. Dhe e treta, kategoria p\u00ebr t\u00eb pagjeturit. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb procesit, ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb kategorizimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm, kush \u00ebsht\u00eb martir, kush hero. P\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme me pas nj\u00eb databaz\u00eb q\u00eb tregon sa ka qen\u00eb numri i njer\u00ebzve t\u00eb vdekur, qoft\u00eb si viktima, apo q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb forma t\u00eb tjera. Ka pasur raste q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00ebna gjat\u00eb lindjes p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kushteve, ajo konsiderohet si viktim\u00eb e luft\u00ebs. Databaza tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhet me viktimat, \u00ebsht\u00eb databaza e masakrave. Jemi duke punuar, deri m\u00eb tani kemi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 27 masakra, kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb n\u00eb proces. Prioritetin kryesor e kemi pasur te databaza e viktimave, sapo t\u00eb p\u00ebrfundohet kjo, do t\u00eb kalojm\u00eb tek ajo e masakrave. Dhe databaza e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e varrezave masive, n\u00eb momentin q\u00eb i kemi k\u00ebto tri databaza, hapet rrug\u00eb p\u00ebr databaza t\u00eb tjera p\u00ebr viktimat gjat\u00eb rezistenc\u00ebs, databaza e nx\u00ebn\u00ebs\u00ebve t\u00eb helmuar gjat\u00eb viteve 90-,ta databaza e t\u00eb burgosurve politik\u00eb, databaza e objekteve t\u00eb shkat\u00ebrruara t\u00eb infrastruktur\u00ebs publike. \u00cbsht\u00eb prioritare n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ajo p\u00ebr viktima e masakrave, viktimave dhe varrezave masive, sepse k\u00ebto kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb direkt me krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimet.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Arsyeja pse u ndala k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shkaku i ekspozit\u00ebs n\u00eb shesh q\u00eb nxiti shum\u00eb reagime. A \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb databaze arsyeja q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb kaq shum\u00eb reagime, dhe a iu ka d\u00ebmtuar si Institut duke qen\u00eb direkt n\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb dokumentimit t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi: <\/strong><em>Instituti e ka prioritet me p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb metodologji kredibile, mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs nd\u00ebrton databazat e veta. Iniciativat individuale e t\u00eb organizatave mbesin n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, dhe nuk besoj se e d\u00ebmtojn\u00eb kredibilitetin e Institutit. At\u00eb e vendos metodologjia q\u00eb e p\u00ebrdorim, bashk\u00ebpunimi me t\u00eb tjer\u00eb. Nuk po e shoh me interes t\u00eb komentoj.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A ka qen\u00eb ajo ekspozit\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si interpretohen t\u00eb dh\u00ebnat e luft\u00ebs, duke qen\u00eb se ballafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb proces i ndjesh\u00ebm?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi: <\/strong><em>Mostrajtimi i k\u00ebtyre shifrave, apo i k\u00ebtyre historive, eventeve me ndjeshm\u00ebri, jo vet\u00ebm akademike, por humane, mund potencialisht t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb ritraumatizimin e t\u00eb mbijetuar\u00ebve dhe familjar\u00ebt e tyre. P\u00ebrve\u00e7 qasjes profesionale, duhet t\u00eb k\u00ebmi edhe qasje njer\u00ebzore. Pa k\u00ebt\u00eb kombinatorik\u00eb, mendoj mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabime q\u00eb kan\u00eb efekt.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Ka qen\u00eb si diskutim padia p\u00ebr gjenocid, dhe ju that\u00eb q\u00eb Instituti nuk heton por dokumenton. A mund t\u00eb p\u00ebrdoren t\u00eb dh\u00ebnat e Institutit, n\u00ebse shteti synon t\u00eb hartoj\u00eb padi t\u00eb till\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdhe Hetemi<\/strong>: I<em>nstituti nuk ka mandat hetues. Jan\u00eb tri shtylla megjithat\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilave Instituti mundohet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike. N\u00ebn nj\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtylla edukativo-arsimore, p\u00ebrmes k\u00ebtyre institucioneve ne krijojm\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat tona, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta ngrisim vet\u00ebdijen e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr rezistenc\u00ebn e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe lidhjen me humanizmin e solidaritetin q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb shfaqur n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Kemi pasur progres, kemi organizuar konferenca shkencore, e bashk\u00ebpunime me ministri t\u00eb Arsimit e Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, p\u00ebrmes ekspozitave kemi p\u00ebr\u00e7uar mesazhin ton\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebn dy, bashk\u00ebpunimi me institucionet e kultur\u00ebs. Kemi ftuar producent\u00eb, dramaturg\u00eb, artist\u00eb, me i p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e institutit q\u00eb me i bo produktet e tyre aritistike, filma, ekspozita p\u00ebrmes fotografive e video-materialeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike. Dhe n\u00ebn tre bashk\u00ebpunim me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. Kemi obligim me bashk\u00ebpunu me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. Mir\u00ebpo natyra \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu: ata jan\u00eb duke hetuar nj\u00eb rast, dhe ata b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkes\u00eb a keni informacion p\u00ebr rastin X ose Y, ne mbledhim t\u00eb gjitha materialet ua dor\u00ebzojm\u00eb atyre, nj\u00ebjt\u00eb si ua dor\u00ebzojm\u00eb akademik\u00ebve, apo producent\u00ebve, apo n\u00eb ekspozita, dhe ata e shfryt\u00ebzojn\u00eb at\u00eb material. N\u00ebse nj\u00eb padi p\u00ebr gjenocid mund t\u00eb ndodh\u00eb, materialet q\u00eb posedojm\u00eb, jemi t\u00eb obliguar t\u2019i ndajm\u00eb me k\u00ebdo q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi. \/<strong>Autor: Besian Beha<\/strong>\/<\/em><\/p>\n<p><strong>Ky shkrim\/video \u00ebsht\u00eb produkt i Akademis\u00eb p\u00ebr raportimin n\u00eb fush\u00ebn e Ballafaqimit me t\u00eb Kaluar\u00ebn (BmK) dhe Gazetarin\u00eb e Sensibilizuar p\u00ebr Konflikte, implementuar nga Pro Peace \u2013 Programi n\u00eb Kosov\u00eb, dhe Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 AGK. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e gazetarit\/gazetares dhe ato n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb pik\u00ebpamjet e Pro Peace dhe AGK-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Baza e t\u00eb dh\u00ebnave me statistika t\u00eb sakta p\u00ebr viktimat nga lufta e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb pagjeturit, pritet t\u00eb finalizohet brenda k\u00ebtij viti. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur drejtori i Institutit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs, Atdhe Hetemi. Ai ka deklaruar se pas finalizimit t\u00eb databz\u00ebs p\u00ebr viktimat dhe t\u00eb pagjeturit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjithashtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4551,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_bbp_topic_count":0,"_bbp_reply_count":0,"_bbp_total_topic_count":0,"_bbp_total_reply_count":0,"_bbp_voice_count":0,"_bbp_anonymous_reply_count":0,"_bbp_topic_count_hidden":0,"_bbp_reply_count_hidden":0,"_bbp_forum_subforum_count":0,"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"tmauthors":[],"class_list":["post-4550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-world"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4550"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/illyrianinfo.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=4550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}