Instagram lë pas konkurrentët, arrin 3 miliardë përdorues aktivë

8 Views
1 Min Read
Advertisements

Instagram ka arritur në 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, ka njoftuar Mark Zuckerberg, duke shënuar një tjetër sukses për një nga rrjetet sociale më të famshëm të botës.

Hera e fundit kur Meta foli me shifra për platformën ishte viti 2022 kur mbërriti në 2 miliardë përdorues.

Meta e bleu Instagram në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë, një lëvizje që nxiti pyetje për strategjinë e kompanisë pasi aplikacioni kishte filluar vetëm me shpërndarjen e fotove, pa të ardhura domethënëse.

Nga ai moment, aplikacioni është rritur me numra marramendës dhe disa kompani thonë se këtë vit do të përbëjë më shumë se gjysmën e të ardhurave të Meta në SHBA.

Një nga pikat më të forta në Instagram janë videot Reels që u prezantuan në vitin 2020, një treg me rivalë të fortë si TikTok dhe Shorts në Youtube.

TikTok, i cili ndodhet në pronësi të ByteDance, ka mbi 1 miliardë përdorues në të gjithë botën që e përdorin aplikacionin çdo muaj.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements