Ish-kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputetë dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Mustafa ka deklaruar për Nacionalen se ata janë në shkelje të Kushtetutës prej ditës së certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.
“Në bazë të leximit të Kushtetutës, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet, në ushtrimin e detyrës së tyre janë në shkelje ligjore dhe kushtetuese nga dita e certifikimit, jo nga dita kur iu verifikohet mandati”, është shprehur Mustafa.
Ish-kryetari i LDK-së ka ftuar deputetët e legjislaturës së nëntë që pas konstituimit të Kuvendit, këtë çështje të adresojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Dhënia e dorëheqjes tani nuk e korrigjon retroaktivisht shkeljen. Kuvendi do duhej të konstituohet, kurse shumica e deputetëve që me të drejtë po bëjnë vërejtje, këtë çështje ta procedojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.