Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka përfunduar zyrtarisht karrierën e saj diplomatike, pas largimit nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Zyrtarizimi i largimeve nga DASH pritet të bëhet javët në vijim pas urdhrit të dhënë nga administrata e re amerikane me ardhjen në detyrë në fillim të këtij viti.
Në ceremoninë e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për nder të largimit të saj, morën pjesë familjarë, kolegë dhe miq të afërt të Yuri Kim.
Burime për BalkanWeb tregojnë se ndër të ftuarit ishin edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, si dhe ambasadori aktual i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, gazetarja Ilva Tare dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar në SHBA ndër të tjerë.
Mësohet se Kim ka pranuar pensionimin e parakohshëm për largimin e saj nga detyra.
Me një karrierë mbi 20-vjeçare në shërbim të politikës së jashtme të SHBA, Kim ka punuar në disa vende, përfshirë Korenë, Japoninë, Kinën, Irakun, Turqinë dhe Shqipërinë.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.