Izraeli nis sulmin tokësor në Gaza

30 Views
1 Min Read
Advertisements

Izraeli nisi një sulm tokësor të shumëkohshëm ndaj qytetit të Gazës të martën, duke shpallur se “Gaza po digjet”, ndërsa palestinezët atje përshkruan bombardimet si më të ashprat që kishin përjetuar në dy vjet lufte.Reuters, raporton se një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka theksuar se trupat tokësore po hynin më thellë në qytetin kryesor të enklavës, dhe se numri i ushtarëve do të rritet në ditët në vijim për t’u përballur me deri në 3,000 luftëtarë të Hamasit që IDF beson se ndodhen ende në qytet.Kurse, të paktën 106 persona u vranë sot në sulmet e forcave izraelite në Gaza, raportoi Al Jazeera, duke cituar burime nga spitalet lokale. Sipas raportimeve, midis të vdekurve, të paktën 91 persona humbën jetën në qytetin e Gazës.Sulmet kishin në shënjestër zonat e banuara, duke përfshirë zonat në veriperëndim të qytetit të Gazës, vendbanimet Al-Daraj dhe Al-Sabra, si dhe pjesën qendrore të Rripit të Gazës, duke përfshirë kampin e refugjatëve në Deir al-Balah.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements