Ja kush kap në kufirin Kroaci–Bosnjë me 700 mijë euro të fshehura në veturë

Illyrian
1 Min Read

Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.

Reklama

Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, njofton Dogana e Kroacisë, siç raportojnë mediat atje.

Reklama

Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe njësive mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së Policisë Dubrovnik-Neretva.

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.